Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Zbardhet VENDIMI i Gjykatës Speciale: Adriatik Lalla do qëndrojë në burg të zakonshëm, PASURITË e konfiskuara i kalojnë shtetit!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është dënuar me dy vite burg nga Gjykata Speciale për tre episode që lidhen me veprën penale të “mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurisë. Ai gjithashtu, u përjashtua 5 vite nga shërbimet publike dhe iu konfiskuan disa pasuri.

Në vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit, të firmosur nga magjistratja Daniela Shirka, thuhet se Adriatik Llalla do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme, dhe fillimi i vuajtjes së dënimit bëhet kur vendimi të marrë formë të prerë.

Gjithashtu, gjyqtarja e posaçme ka vendosur që pasuritë e sekuestruara të ish-kreut të akuzës shqiptare të kalojnë në pronësi të shtetit. Nëse Gjykata e Apelit të Posaçëm lë në fuqi vendimin e shkallës së parë, atëherë Adriatik Llalla mund të prangoset menjëherë në sallën e gjyqit, dhe të dërgohet për të vuajtur dënimin e dhënë dje nga togat e zeza.

Pasuritë e konfiskuara të ish-kryeprokurorit Llalla:

1 – Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;
2- Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;
3- Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;
4- Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;
5- Tokë arë, me sipërfaqe 2500 m², ndodhur në Tiranë.

Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Posaçme:

Më shumë

spot_img
spot_img