Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
32 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë për Mjacajn, Prokuroria akuzoi Apelin për vendim të pabazuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

30486814dd36e3f9b378a4056b6f2ad0

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Apelit për “çështjen Mjacaj”, Newsbomb.al ka zbardhur gjithashtu rekursin e Prokurorisë së Shkodrës në Gjykatën e Lartë dhe vendimin e marrë nga kjo e fundit për këtë çështje.

Gjykata e Apelit më datë 04.01.2013 kishte vendosur ndryshimin e dënimit për Sokol Mjacajn, dhënë në Gjykatën e Shkallës së Parë së Shkodrës. Vendimi i parë e dënonte Mjacajn me 10 vite burg, ndërsa Apeli i uli vrasësit të dy turistëve çekë, 6 vite burg.

Duke kundërshtuar vendimin e Apelit, në rekursin e paraqitur në Gjykatën e Lartë, Prokuroria e Shkodrës ka argumentuar se ndryshimi i kualifikimit ligjor të veprave penale të kryera nga Sokol Mjacaj, është bërë në kundërshtim me provat e administruara në të dy Shkallët e Gjykimit. Sipas Prokurorisë, Mjacaj ka qenë bashkëpunëtor në vrasjen e 13 vjeçarit në vitin 2010, e për këtë arsye ai nuk mund të deklarohet fajtor “për moskallëzim të krimit”, në një kohë kur vetë ai ka kryer këtë vepër penale për cilën është shpallur fajtor.

Rekursi i Prokurorisë Shkodër:

Ndryshimi i kualifikimit ligjor të veprave penale të kryera nga i pandehuri Sokol Mjacaj, është bërë në kundërshtim me provat e administruara në të dy Shkallët e Gjykimit, si dhe vetë përmbajtjen e dispozitave përkatëse materiale penale, konkretisht me nenin 80 dhe 300 të K.P.

Nga shqyrtimi i provave nuk rezulton që i pandehuri Sokol Mjacaj të ketë përcaktuar vendin e kryerjes së krimit, apo sigurimin e mjeteve për realizimin e kësaj vepre. Në të kundërt provohet qartazi, ashtu sikundër me të drejtë ka pranuar Gjykata e Faktit, se i pandehuri Sokol Mjacaj duke qenë në rolin e ndihmësit në kaudrin e bashkëpunimit me dy të pandehurit e tjerë, duke e çuar viktimën në vendin ku ka ndodhur vrasja, flet qartë se ai ka qenë dakort dhe në marrëveshje me të pandehurit e tjerë për realizimin e krimit të vrasjes. Kjo bindje është krijuar si nga deklarimiet e tij në hetim e gjykim, karakteristikat fizike të vendit të ngjarjes, tabulatet që përmbajnë thirrjet hyrëse dhe dalëse të të pandheurve dhe viktimës, shpjegimet e dëshmitarëve që kanë gjetur trupin e viktimës, si dhe dëshmitë e të atit të tij, vëllait dhe nënës së viktimës dhënë para Gjykatës.

I pabazuar në ligj dhe në prova është ajo pjesë e vendimit të Gjykatës së Apelit edhe për ndrsyhimin e akuzës për këtë të pandehur sipas nenit 300 të K.P.

Është allogjike dhe në kundërshtim me vetë përmbajtjen e kësaj dispozite, të deklarohet fajtor për moskallzim të krimit ky i pandehur, në një kohë kur vetë ai ka kryer një vepër penale për të cilën Gjykata e ka deklaruar fajtor. Teori dhe praktika Gjyqësore ka pranuar dhe konsoliduar qëndrimin se në këtë rast nuk konkurojnë dy vepra penale.

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e dënimit për të pandehurin Besnik Kodra, lidhur me nenin 79/a e 25 të K.P, nga burgim i përjetshëm në 25 vjet burgim, pa arsyetuar dhe argumentuar vendimin për këtë pjesë të tij, nga vjen në kundërshtim nme nenin 112.

Rekurs në Gjykatën e Lartë kanë bërë gjithashtu edhe nga dy të akuzuarit e tjerë në këtë çështje, Besnik dhe Edmond Kodra, nëpërmjet avokatit Ndue Gjoni.

Rekursi i vëllezërve Kodra:

1-Konstatim e pavlefshmërisë absolute të akteve proceduriale;

2-Konstatimin e pavlefshmërisë relative të akteve proceduriale;

3-Prishje e vendimit Nr.704, datë 28.12.2012 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Shkodër.

4-Prishjen e vendimit Nr.1, datë 04.01.2013 të Gjykatës Apelit Shkodër dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Shkodër.

Pavarësisht argumentave të Prokurorisë, trupi gjykues i drejtuar nga Aleksandër Muskaj dhe me anëtar Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi, Tom Ndreca dhe Artan Zeneli kanë vendosur të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për Sokol Mjacajn, i cili i ulte atij 6 vite burg nga 10 në total që i kishte dhënë Gjykata e Shkallës së Parë.

Lexo edhe: Ekskluzive/ Newsbomb.al zbradh vendimin e Gjykatës për vrasësin e turistëve çekë, si bëri 4 vjet burg për vrasjen e një fëmije

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img