Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
59 %
3.1kmh
0 %
Hën
16 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë: Lefter Kokës i refuzohet rekursi për të dalë nga burgu! Apeli ka arsyetuar drejt mbajtjen në qeli (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për mospranimin e rekursit të ish-ministrit Lefter Koka. Ky i fundit kërkoi nga institucioni më i lartë i drejtësisë në vend, që të rrëzonte vendimet e dy shkallëve të para dhe ai të dilte nga qelia.

Në vendim thuhet se gjykatat e faktit kanë arsyetuar drejt kur kanë dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Kokën. Gjithashtu, Gjykata e Lartë thotë se edhe pretendime e ish-ministrit për probleme shëndetësore janë shqyrtuar një herë dhe kanë marrë përgjigje të arsyetuar nga gjykata e apelit

“Në lidhje me pretendimet për provueshmërinë e akuzës ndaj kërkuesit, Kolegji vlerëson se këto çështje nuk i përkasin kësaj faze procedurale. Në fazën e hetimeve paraprake në të cilën ndodhet çështja, gjykata e hetimeve paraprake ka arsyetuar në lidhje me masën e sigurimit të caktuar ndaj personit nën hetim. Pretendimet e tjera që i përkasin themelit të çështjes do të gjykohen në një fazë të mëvonshme, gjatë shqyrtimit të çështjes në themel (nëse çështja penale do të avancojë deri në atë fazë).

Në lidhje me pretendimet për kushtet shëndetësore të rënduara të kërkuesit, që nuk përligjin vijueshmërinë e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, Kolegji vlerëson se këto pretendime janë shqyrtuar një herë dhe kanë marrë përgjigje të arsyetuar nga gjykata e apelit. Gjatë shqyrtimit të rekursit në dhomën e këshillimit nuk konstatohet se ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural në vendimmarrjen e kësaj gjykate, vendimi i së cilës është rekursuar në Gjykatën e Lartë.

Sa më sipër, Kolegji arrin në përfundimin se, rekursi i paraqitur nga kërkuesi Lefter Koka kundër vendimit nr. 01, datë 02.01.2022 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nuk përmban asnjërin prej shkaqeve të parashikuara në nenin 433 të Kodit të Procedurës Penale, prandaj si i tillë ai nuk duhet të pranohet”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës së Lartë.

“Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenet 433 dhe 441/1/a të Kodit të Procedurës Penale; V E N D O S I: Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Lefter Koka kundër vendimit nr. 01, datë 02.01.2022 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”

Vendimi i Gjykates se Larte… by Newsbomb Albania

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img