Hapësire reklamuese

Sporti

Zbardhet vendimi, FIFA gjobit rëndë FSHF-në, Kombëtarja humbet miqësoren në tavolinë 3-0

Shkruar nga Newsbomb

FIFA nuk ka lënë jashtë vëmendjes as ndeshjet miqësore. Ajo ka vendosur sanksione mbi FSHF-në dhe Shqipërinë, fakt që e ka publikuar pak minuta më parë.

Bëhet fjalë për ndeshjen miqësore të luajtur mes Luksemburgut dhe Shqipërisë, ku në minutën e 45-të është aktivizuar Ergys Kaçe, lojtar që nuk i lejohej që të aktivizohej në këtë ndeshje. Për këtë arsye FIFA ka sanksionuar Shqipërinë me 7500 Franga zvicerane dhe humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0.

“Federata Shqiptare e Futbollit është dënuar sepse ka aktivizuar një lojtar që nuk lejohej të luante në ndeshjet miqësore ndërkombëtare. Ai është aktivizuar në takimin mes Luksemburgut dhe Shqipërisë më 29 mars 2016”. “

Ndeshja deklarohet e humbur me rezultatin 3-0 në favor të Luksemburg dhe FSHF-ja do të gjobitet me 7500 Franga zvicerane, sepse Komisioni i Disiplinës në FIFA konsideron përgjegjës për shkeljen e Kodit Disiplinor të FIFA-s”.

“Sanksioni lidhet me aktivizimin e Ergys Kaçes, i cili e kishte të ndaluar që të luante në këtë takim, pasi në ndeshjen e mëparshme miqësore mes Austrisë dhe Shqipërisë më 26 mars 2016 ai u ndëshkua me karton të kuq”, bën me dije FIFA.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.