Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
37 %
2.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

ZBARDHET VENDIMI/ ’10 mijë dollarë të fituara në lloto’, Prokurori Artur Selmani ‘digjet’ në VETTING

spot_img

Lajme të ngjashëm

Vendimi i zbardhur i KPK-së tregon se përtej shkeljes së etikës, prokurori i shkarkuar i Prokurorisë së Përgjithshme Artur Selmani nuk provoi se i kishte fituar paratë në baste sportive dhe u gjet se kishte “cënuar besimin e publikut te drejtësia”.

Në një argument të gjatë shpjegues prokurori Artur Selmani i shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 26 nëntor 2018, pretendon se vetëm kur filloi procesi i vlerësimit kalimtar kuptoi se pjesëmarrja e tij në baste sportive cënonte integritetin e prokurorit në sytë e publikut.

“Nga ky moment e në vazhdim jam ndjerë vërtet keq”, citohet Selmani në vendimin e zbardhur sëfundmi të KPK-së. Prokurori kishte deklaruar 10 mijë dollarë të kursyera nga fitimet prej basteve në vitet 2006-2008.

Ai megjithatë ia vuri fajin për mungesën e ndërgjegjësimit “mjedisit jo etik” i cili ia kishte ulur vigjilencën, mungesës së “një praktike të konsoliduar si duhet të veprojë një punonjës i drejtësisë në situata që përmbajnë dilema etike” dhe mungesës së “barrierave nga ligjvënësi” për të penguar këtë sjellje joetike.

Komisioni arsyetoi se argumentet e prokurorit për një mjedis joetik në të cilin llotot nuk shiheshin me sy të keq, binin ndesh me gjykimin e përgjithshëm në Shqipëri rreth personave të përfshirë në baste që “konsiderohen si “persona me ves të keq”.

Megjithatë në vendimin e arsyetuar rezulton, se treshja e KPK që gjykoi Selmanin, e kryesuar nga Roland Ilia me anëtare Firdes Shuli dhe relatore Etleda Çiftja, u bazua në argumente më konkrete. Në arsyetim KPK thotë se Selmani nuk tregoi se sa kishte humbur nga llotaritë sportive dhe nuk solli asnjë provë që 10 mijë dollarët ishin përfituar prej tyre.

“Një problem themelor me bastet sportive nga ana e lojtarit në përgjithësi është humbja e parave në mënyrë periodike, për shkak se është e pamundur të parashikohet çdo ndeshje dhe të fitohet gjithmonë. Pra dhe fitimi i deklaruar i tij merret me rezervë deri ne momentin kur nuk deklarohen humbjet”, thuhet në arsyetim.

Selmani po ashtu u gjet me pamjaftueshmëri në deklarimin e pasurive, kryesisht dhuratave nga e motra, dhe u hetua gjërësisht për përfaqësimin që i kishte bërë akuzës në Gjykatën e Lartë në çështjen e njohur si Masakra e Çoles.

KPK thotë në arsyetim se qëndrimet e Selmanit u gjetën në kondradiktë me ato që deklaronte e motra sa i përket arsyes së dhuratave dhe asaj që kishte deklaruar Drejtuesja e Drejtorisë Gjyqësore Alma Muça gjatë një marrje në pyetje rreth qëndrimit të prokurorisë për Masakrën e Çoles. /BIRN

 

Më shumë


spot_img









spot_img