Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbardhet URDHRI i Manastirliut: Spitalin e Ri të Fierit do e furnizojnë me barna dhe pajisje mjekësore 4 spitale rajonale

Shkruar nga Newsbomb

Spitali Rajonal i Fierit do të mbështetet nga QSUT dhe katër spitale të tjera rajonale për një periudhë tre-mujore. QSUT, Lushnja, spitali i Fierit i vjetri, Vlora dhe ai i Gjirokastrës do ta furnizojnë me barna dhe pajisje mjekësore.

Sipas një urdhri të Ministrisë së Shëndetësisë, botuar në Fletoren Zyrtare, janë këto spitale që do t’i përgjigjen Spitalit Rajonal Fier për të gjitha nevojat për mallra dhe shërbime të domosdoshme.

Kjo periudhë tre-mujjore do të jetë një periudhë që do të shërbejë për mobilizimin dhe përfundimin e të gjitha procedurave ligjore apo administrative. Derisa spitali të vihet në funksion të plotë.

Në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë specifikohet po ashtu se shpenzimet shtesë të spitaleve të përcaktuara për mbulimin e nevojave për mallra dhe shërbime esenciale të Spitalit Rajonal “Memorial” Fier, do të financohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll