Tirana
clear sky
-1.5 ° C
-1.5 °
-1.5 °
55 %
1kmh
0 %
Enj
7 °
Pre
10 °
Sht
10 °
Die
9 °
Hën
5 °
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Zbardhet udhëzimi i Çelës për shpenzimet e vartësve: Sekuestroni llogaritë bankare dhe pasuritë e të hetuarve dhe të pandehurve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokurori Olsian Çela me anë të një udhëzimi i ka kërkuar vartësve të tij të menaxhojnë shpenzimet.

Sipas udhëzimit të zbardhur nga gazetari Arsen Rusta, Çela për herë të parë kërkon që prokurorët të vënë në sekuestro gjatë fazës hetimore llogaritë bankare dhe pasuritë e personave të cilët janë në hetim ose statusin e të pandehurit.

Po ashtu prokurori i përgjithshëm kërkon nga vartësit e tij të jenë menaxhues të aseteve financiare edhe në përzgjedhjen e ekspertëve, përkthyesve për cështjet të cilat ata kanë në hetim.

Ai gjithashtu i kërkon që pagesa për fjetjen e zyrtarëve nuk duhet të jetë më e lartë se 3000 lekë dhe në rast se banon 100 km larg vendit ku do të kryhet shërbimi përfshi dhe ekspertizën jo më tepër se 2500 lekë dietë ditore dhe transporti me biletën tatimore.

Sipas Çelës, një tjetër kërkesë lidhet me çdo cështje që dërgojnë në gjykatë vartësit e tij, të cilën pas përfundimit të hetimit ta shoqërojnë me pasqyrën e shpenzimeve financiare dhe ti kërkojnë gjykatës të marri vendim që pagesa të kryhet nga personi i hetuar nëse gjendet fajtor.

Sipas përpiluesve të këtij udhëzimi, disa nga shpenzimet më të larta rezultojnë se janë analizat e ADN-s ato autoteknike, dhe shërbimet e përkthimit dhe noterialet.

Më shumë


spot_img









spot_img