Tirana
scattered clouds
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
48 %
4.1kmh
40 %
Hën
29 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
37 °
Pre
40 °
E hënë, 15 Gusht, 2022
spot_img

Zbardhet takimi në KLD, ministrja e Ramës debat me Ilir Metën për vonesat mbi vettingun

spot_img

Lajme të ngjashëm

Vettingu ka krijuar debat në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ku ministrja e re, Etilda Gjonaj, ka kritikuar këtë institucion për vonesat në lidhje me ecurinë e këtij procesi.

albsig

Në debat është përfshirë edhe Presidenti Meta, por duket se ministrja e Drejtësisë nuk është stepur prej tij, duke i bërë me dije Kreut të Shtetit se edhe ai vetë mund të kishte ndërhyrë që gjërat të ecnin më shpejt.

Etilda Gjonaj kishte vetëm dy ditë si ministre e Drejtësisë, kur u përball me Ilir Metën në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke i kërkuar atij llogari në lidhje me ecurinë e proçesit të vettingut. Me datë 13 shtator, Gjonaj bëri betimin para Presidentit, ndërsa në datë 15 shtator, ishte pranë tij në mbledhjen e KLD-së, ku kërkoi llogari përse nuk ishte bërë asgjë konkrete, për të kthyer në akte të gjitha udhëzimet e diskutuara gjatë mbledhjes. Siç rezulton nga procesverbali i zbardhur i mbledhjes së KLD-së, publikuar online në faqen zyrtare të këtij institucioni, vërejtja e ministres së Drejtësisë ishte fillimisht e drejtuar ndaj Inspektoriatit të KLD-së, të cilin e pyeti përse nuk kishte bërë asgjë që prej janarit 2017, në lidhje me detyrat që i parashikon ligji në procesin paraprak të vettingut. 

Në diskutimin mes ministres dhe kryeinspektores Marsida Xhaferllari, ka ndërhyrë edhe Presidenti Meta, i cili me cilësinë e kryetarit të KLD-së, ka kërkuar në forme lutjeje, që të mos harxhohen shumë energji mbi çfarë është bërë deri tani, por të shihet nga e ardhmja, duke vënë të gjitha resurset në punë për t’u koordinuar më mirë me institucionet e reja që janë krijuar, sipas sipas Metës, edhe ato kanë pasur vështirësitë e veta për të funksionuar. 

Por ministrja e re e Drejtësisë nuk e ka pranuar ndërhyrjen e Metës, duke thënë se nuk ishte e vërtetë se nuk ia vlente që të diskutohej mbi çfarë ka ndodhur më parë. Ajo ka shkuar edhe më tej, duke i vënë në dukje Metës se edhe ai mbante përgjegjësi, pasi mund të kishte vepruar për shmangjen e vonesave. “Realisht është shqetësues fakti kur vetë Presidenti, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit, vë në lëvizje Inspektoriatin, për të normuar këto rregulla, me qëllim që procesi i vettingut dhe ky proces paraprak, të zhvillohet sa më shepjt”, është shprehur ministra Gjonaj, sipas abc news.

Ndërkohë që Presidenti Meta është përpjekur të mbyllë diskutimin për të vijuar me çështje të tjera, ministrja e Drejtësisë ka diskutuar edhe me anëtarë të tjerë të KLD-së në lidhje me interpretimin e ligjit dhe kompetencat e KLD-së në lidhje me vettingun.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img