Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Zbardhet takimi me Varhelyi, Basha i foli për “masakrën zgjedhore”: U përdorën kriminelë, administrata e u vodhën të dhënat personale

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha denoncoi atë që ai e quan “masakër zgjedhore” te komisioneri i Bashkimit Europian për zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Basha u takua në Rinas, për rreth 20 minuta me zyrtarin e lartë europian, ndërsa në qendër të diskutimeve, sipas njoftimit për shtyp nga selia blu ka qenë pikërisht denoncimi i aktivitetit të qeverisë në zgjedhje.

Nga përdorimi i personave me precedentë kriminalë, te vjedhja e të dhënave personale dhe përdorja e administratës në fushatë, kanë qenë vetëm disa nga denoncimet që Basha ka bërë te Varhelyi.

“…përdorimit të paligjshëm, masiv dhe sistematik të parave të buxhetit të shtetit për tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve si dhe përdorimin e legalizimeve për vota. Fushata e tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve u drejtua nga kupola drejtuese qeveritare në bashkepunim nga persona qe jane nen hetim per bashkëpunim me krimin e organizuar, dhe personave në listën e zezë të SHBA, fëmijë dhe të afërm të personave që u nxorrën jashtë nga ligji i dekriminalizimit janë tashmë pjesë e listës së deputetëve të PS.

PD dhe kandidatëet saj – bëri  të ditur zoti Basha – kanë depozituar në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve rreth 180 kallëzime për të cilat nuk ka patur asnjë veprim ndalues apo parandalues edhe pse ato janë depozituar muaj para datës së zgjedhjeve. Policia e shtetit në shume raste është përfshirë në mbrojtjen kontigjenteve të blerjes së votës si dhe ka fshehur, tjetërsuar dhe manipuluar fakte flagrante ku persona me precedent janë përfshirë në operacionin kriminal të blerjes së votave dhe shantazhimit të votuesve. Basha shprehu vendosmërinë e tij dhe të Partisë Demokratike për të vazhduar betejën për ndryshim dhe për të kthyer demokracinë në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e PD.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img