Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Zbardhet takimi i Ruçit me deputetët e opozitës së re, çfarë u diskutua për Reformën Zgjedhore

spot_img

Lajme të ngjashëm

7e8a214fc05e214bdc0f3a8634145767

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot në takim një grup deputetësh të opozitës, me kërkesën e tyre, për të diskutuar çështje të reformës zgjedhore.

Mësohet se ishin të pranishëm deputetët  Krenar Rryçi, Kujtim Gjuzi, Selami Jenishehri, Vasil Steriovski dhe Zef Shtjefni.

Deputetët i paraqitën Kryetarit të Kuvendit kërkesat e tyre për përfshirjen në reformën zgjedhore të sistemit proporcional kombëtar, listave të hapura, heqjen e pragut elektoral, votimin e emigrantëve, identifikimin biometrik të votuesve, ndalimin e financimit të partive në fushatat zgjedhore nga buxheti i shtetit etj.

Ruçi, i garantoi deputetët opozitarë se propozimet për nismat ligjore t’i formulojnë e t’i paraqesin dhe ato do të diskutohen në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, në komisionet e Kuvendit dhe në seancë plenare.

Sipas Ruçit, procedurat parlamentare që do të ndiqen nuk do të cënojnë aspak, por do të respektojnë plotësisht të drejtën e secilit deputet për të propozuar, diskutuar, shqyrtuar, votuar ose kundërshtuar nismat ligjore që paraqiten në Kuvend.

Nga ana tjetër deputeti Zef Shtjefni, u shpreh se këkojnë identifikimin biometrik dhe jo financimin e partive nga shteti.

‘Ne me firmën tonë dhe me veton tonë nuk do të shkruajnë fundin tonë. Këkojmë identifikimin biometrik dhe jo financimin e partive nga shteti’, tha ai.

Më shumë

spot_img