Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zbardhet takimi i Metës me ministrin e Jashtëm italian Di Maio: Mirëpresim asistencën për rindërtim në zonat e prekura nga tërmeti

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Ilir Meta takon ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio

Zbardhet takimi mes presidentit Ilir Meta dhe ministrit të Jashtëm italian Luigi Di Maio.

Meta e ka falenderuar kreun e diplomacisë italiane për ndihmën që vendi i tij dha menjëherë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

“Kënaqësi të takoja sot Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane, Sh.T.Z. Luigi Di Maio.

Shpreha falënderimet dhe mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme të dhënë nga Italia mike në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që goditi vendin tonë. Asistenca italiane për rindërtimin dhe rehabilitimin e zonave të prekura është e mirëpritur!

Partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera e tradicionale mes dy popujve tanë, meritojnë të forcohen më tej, për një ardhme më të ndritur!” shkruan presidenti Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll