Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
2.6kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zbardhet SMS-ja e kërcënimit në telefonin e Ndocajt: Nuk ka perëndi që të shpëton ty

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a0c7c2cfd53285addab11cb639c4dec3

Pas kërcënimeve me jetë që deputeti i Lezhës, Eduart Ndocaj, kishte marrë rreth një javë më parë nga vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka, një tjetër kërcënim i është bërë nga prefekti i qarkut Lezhë, Altin Jaku.

Ndocaj ka thënë se mesazhi kërcënues i ka mbërritur me SMS në telefonin e tij nga numri 0682064102 dhe në të shkruhej “Nuk ka perëndi që të shpëton ty. Të prek aty ku nuk ke shpëtim”. Ndocaj i kërkon Partisë Socialiste të marrë masë disiplinore ndaj prefektit Jaku për “kërcënimin me jetë dhe ofezë ndaj tij”. Mesazhi në telefonin e Ndocajt ka mbërritur në datën 6 shkurt në orën 00:15.

I menjëhershme ka qenë reagimi i Jakut, i cili ka publikuar në profilin e tij një pjesë të mesazhe të shkëmbyera me deputetin.

“Ndjesë që më duhet të shpjegohem për njeri si kaubojsi që ka një vit që vetëm denigron dhe akuzon. Për sqarim për të gjithë ju miq mund t’ju them se kam replikuar me të me sms por në asnjë moment nuk kam kërcënuar por i kam kërkuar të fshijë një koment që kishte bërë. Më poshtë po ju dërgoj komentin e tij për të cilin bëhet fjalë, si dhe një pjesë të sms ku shihet qartë që kemi qenë duke replikuar dhe asnjëherë nuk e kam kërcënuar. Me jeshile janë fjalët e mia”, shkruan Jaku.

Sa i përket gjuhës së përdorur në debat, ajo lë vërtet për të dëshiruar, por mësohet se shkak është bërë një koment i Ndocajt që akuzon Jakun se ka futur në punë bashkëshorten tij pa nivelin e duhur arsimor, ndërsa nga i njejti pozicion është hequr një grua me eksperiencë. 

Foto e debatit mes Ndocajt dhe Jakut

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img