Zbardhet skenari, 4 deputetë largohen nga grupi Parlamentar i PD-së

Publikuar tek: politike, më 21:25 14-09-2017 Zbardhet skenari, 4 deputetë largohen nga grupi Parlamentar i PD-së

Katër deputetë të PD-së do të regjistrohen si deputetë të Partisë Republikane në Kuvend, në mënyrë që kjo parti të krijojë grup parlamentar.

Sipas rregullores duhen 7 deputetë që të krijohet një grupim parlamentar. Deri më tani, deputetë të PD-së që kalojnë te PR-ja janë: Nadire Meçorapaj, Fatbardha Kadiu, Isuf Çela dhe Hekuran Hoxhalli, shkruan "Panorama".

Gjithashtu, në grup do të jenë edhe Fatmir Mediu me Dashamir Shehin, mirëpo ende nuk është zbuluar emri i shtatë, që përflitet si Vangjel Dule.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0083348751068115
array(1) { ["section"]=> string(72) "zbardhet-skenari-4-deputete-largohen-nga-grupi-parlamentar-i-pd-se-92378" }