Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

ZBARDHET skema e PASTRIMIT TË PARAVE/ Kush është ALBAN XHEPA që iu sekuestruan MILIONA euro, 10 makina LUKSOZE, restoranti në PALASË e dyqane në TIRANË (DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

04bb308835a22e2ab47d4092cba2ab41

Zbulohet skema e pastrimit të parave, përmes hapjes së disa kompanive në Tiranë.

Pas hetimeve, Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri me vlerë 6 milion euro në pronësi të Alban Xhepës. Ky i fundit më herët ka qenë i dënuar në Itali për drogë, falsifikim e krime kundër personit.

Gjithçka nisi pas hetimit të Prokurorisë së Shkallës së Parë, Tiranë në lidhje me Alban Xhepën për veprën penale “Pastrimit te produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Xhepa zotëron makina luksoze, restorante dhe apartamente në Tiranë. Prokuroria dyshon se ky person ishte duke pastruar para, të cilat ishin fituar përmes aktivitetit të jashtëligjshëm jashtë vendit.

Policia sekuestroi 13 automjete, 3 njësi sipërfaqe toke, 1 apartament, 5 dyqane, 2 ambiente bar-restorant dhe disa biznese call center, me një vlerë të përafërt rreth 6 milion euro.

Makinat e sekuestruara:

-Benz Mercedez ne emer te shtetasit Alban Xhepa.

-Range Rover e zeze ne emer te shoqerise International Marketing SOL

-Audi A7 e zeze ne emer te shtetasit Ilirjan Ibrahim Shkurti.

-Mercedes Benz ne emer te shtetasit Iqmet Hedi Kolami.

-Mercedes Benz S500 e zeze ne emer te Qemal Shefki Aliu.

-Smart e kuqe ne emer te shtetases Meri Ramis Xhepa.

-Jaguar E-Space ne emer te shtetases Meri Ramis Xhepa.

-Land Rover e zeze ne emer te Go Trade International.

-Benz-M S350 Bluetec blere me lizing nga Alban Xhepa.

-Range Rover e zeze ne pronesi te International Marketing Solutions

alban_xhepa.jpg

Alban Xhepa

1_copy_copy.jpg

2_copy_copy.jpg

Personave të cilëve u është sekuestruar makina luksoze, Ilirjan Shkurti dhe Lorenc Xhepa, rezultojnë pronarë të Call Center-ave në të cilat dyshohet se funksionojnë si skema piramidale duke mashtruar klientë kryesisht të huaj me investime në bursë, të ngjashme me “Forex”.

Po ashtu Meri Xhepa Rezulton të ketë në pronësi një kompleks, bar-kafe dhe shërbime të tjera në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Bizneset në pronësi të Alban Xhepës

11.jpg

Subjekti në pronësi të Ilirjan Shkurtit

22.jpg

Subjekti në pronësi të Lorenc Xhepës

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img