Hapësire reklamuese

Politikë

Zbardhet shkresa e Prokurorisë: Kandidati i LSI ka qenë i arrestuar, ka ndryshuar edhe emrin

Shkruar nga Newsbomb

Kandidati i LSI-së Artur Baku rezulton të ketë qenë i arrestuar në flagrancë për shpërdorim detyre.

Prokuroria i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa në shkresë thuhet se Baku ka ndërruar edhe emrin nga “Afrim” në “Artur”.

Baku rezulton i arrestuar në datën 23.11.2015 për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorim detyre’ gjatë kohës kur ka qenë drejtor i pyjores në Fushë-Krujë dhe masa e marrë ndaj tij ishte ‘Arrest shtëpie’.

Megjithatë kandidati i LSI-së nuk rezulton të ketë dënim të formës së prerë.

Në vlerësimin e Prokurorisë Baku rezulton se:

-kishte kryer ndryshime në përbërësit e gjendjes civile

-të ketë qenë i arrestuar apo dënuar më parë nga organet shqiptare, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

-të ketë qenë i siguruar me masë shtrënguese të sigurisë personale

Ndërsa për kandidatin për deputet të Partisë Social Demokrate Serdar Hoxha, Prokuroria ka kërkuar nga KQZ që brenda datës të gjitha të dhënat dhe indiciet për të kaluar penale të subjektit brenda apo jashtë vendit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll