Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbardhet sherri midis fqinjëve në Tiranë, e qëlloi me armë për një pengesë në rrugë

Shkruar nga Newsbomb
Zbardhet sherri midis fqinjëve në Tiranë, e qëlloi me

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Tiranë, ku shtetasi Amarildo Kamberi qëlloi me armë zjarri 47-vjeçarin Xhevahir Kolaverin.

Burime për mediat bëjnë me dije se zanafilla e sherrit mes dy fqinjve ka qënë vendosja e pengesave në rrugë për të mos lejuar kalimin e mjeteve.

Fillimisht dy shtetasit Xhevahir Kolaverit dhe Amarildo Kamberit po debatonin me njëri-tjetrin, ndërkohë më pas konflikti agravoi deri në përdorimin e armës. Ka qenë Kamberi ai i cili ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të Kolaverit.

Fatmirësisht plumbi e kapi në këmbë. Ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Kamberi është larguar. Blutë e Tiranës bashkë me forcat Shqiponja “janë ngritur në këmbë” duke rrethuar zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit.

LEXO EDHE: Sherr me armë zjarri mes fqinjëve në Tiranë, plagoset 47-vjeçari, arratiset autori

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë ne zonë dhe janë marrë në pyetje familjarët e dy fqinjëve, të cilët kanë mohuar se Kolaveri dhe Kmaberi kanë pasur konflikt të mëparshëm.

" Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi A. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xh. K., rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njoftoi Policia më herët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese