Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbardhet rezoluta e Parlamentit Europian: Refuzimi i negociatave është gabim historik, vlerësojmë Shqipërinë për Reformën në Drejtësi (DOKUMENTI)

Shkruar nga Newsbomb
Seancë e Parlamentit Europian

Parlamenti Europian e quan gabim strategjik moshapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në rezolutën e miratur sot me 412 vota, PE-ja vlerëson 'përpjekjet e Shqipërisë në kuadër të implementimit të Reformës në Drejtësi si dhe forcën e Maqedonisë së Veriut në riparimin e marrëdhenieve me Greqinë.'

Nëpërmjet kësaj rezolute, Parlamenti Europian shpreh 'zhgënjimin për dështimin e arritjes së konsensusit të nisjes së bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.' 


Rezoluta e Parlamentit Europian për dështimin e çeljes së bisedimeve për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut:

Parlamenti shpreh zhgënjimin e thellë për dështimin e hapjes së negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Samitin e BE-së në 17-18 tetor. Anëtarët e PE-së ndiejnë keqartdhë që Franca, Danimarka dhe Holanda bllokuan vendimin për bisedimet me BE-në. Ata thonë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të konsiderueshme në dy vitet e fundit dhe kanë përmbushur kriteret e BE-së për të nisur negociatat për anëtarësim. Vlerësim për Maqedoninë e Veriut që zgjidhi çështjet dypalëshe me shtetet fqinje ndërsa mirëpresim Reformën e Drejtësisë në Shqipëri.


Një gabim strategjik


Parlamenti thekson se ‘’mos-vendimi’’ i liderëve të BE-së është një gabim strategjik, që dëmton besueshmërinë e BE-së duke dërguar mesazh negativ te vendet e tjera kandidate. Kjo lejon vendet e tjera të huaja, aktiviteti i të cilave nuk është në përputhje me vlerat dhe interesat e BE-së duke bërë që këto vendeve të angazhohen fuqimisht me me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Reforma për proçesin e zgjerimit, e kërkuar nga disa vende nuk duhet të dëmtojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat kanë arritur standartet falë meritave të tyre. Këto vende nuk duhet të dëmtohen nga axhendat e brendshme politike të disa vendeve.


Koha të hapen negociatat

Anëtarët e PE-së i bëjnë thirrje BE-së të veprojë në mënyrë të përgjegjshme ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të ndërmarrë një vendim unanim pozitiv në takimin e ardhshëm. Parlamenti duhet të rrisë aktivitetet mbështetëse demokratike për të garantuar se parlamentet kombëtare të Ballkanit Perëndimor të luajnë rolin e tyre si motorr të reformave demokratike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese