Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zbardhet Rendi i Ditës për Asamblenë e PS ditën e nesërme: Pas fjalës së Ramës, zgjedhja e organeve drejtuese të partisë (MASKA E DETYRUESHME)

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e nesërme do të mbahet Asambleja e Partisë Socialiste, e cila do të fillojë në orën 15:30 dhe do të mbahet te Amfiteatri te Liqeni Artificial në ambient të hapur.

Ndërkohë është zbardhur edhe rendi i ditës i kësaj asambleje, ku pas fjalës së kryeministrit Rama, do të vijë propozimi dhe zgjedhja e organeve drejtuese të partisë.

Ditët e fundit është përfolur se në Asamblenë e nesërme mund të ketë edhe zëvendësime në rang ministrish, por kjo mbetet për t’u parë.

Të gjithë pjesëmarrësit në Asamble duhet të jenë të pajisur me maska mbrojtëse.

Rendi i Ditës i Mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS:

121068516_1081217972313311_7484816047864076690_n.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese