Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Zbardhet raporti i Prokurorisë së Përgjithshme për 2020: Zbulohet sa persona janë arrestuar, 3500 nën përgjim sepse…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Përgjithshme ka zbardhur raportin e vitit 2020, raport në të cilin thuhet se në pranga janë vënë 709 persona, gati 2 persona çdo ditë.

“Arrestimi i tyre është bërë me anë të përdorimit të mjeteve të posaçme hetimore, në zbatim të kritereve ligjore”, shkruhet në raport.

Të arrestuarit kanë qenë të dyshuar për krime kundër rendit dhe sigurisë publike, kundër jetës dhe kundër autoritetit të shtetit, dhe për vepra penale kundër lirisë së personit, në fushën e narkotikëve, korrupsion e shpërdorimit të detyrës, trafiqeve apo vepra të tjera të rënda, duke parandaluar kështu pasoja e mëtejshme për shtetin dhe shtetasit.

Në raportin e vitit 2020 Prokuroria e Përgjithshme me në krye Olsian Çelën, thotë se gjatë vitit që lamë pas 80% e hetimeve për pastrim parash janë pushuar, ndërsa vetëm 20% e personave të marrë të pandehur janë dërguar për gjykim.

Sipas po këtij raporti gjatë vitit që lamë pas u vunë në përgjim 3500 persona, të cilët janë hetuar për vepra të ndryshme penale. Veprat penale për të cilat këta persona janë përgjuar nga ana e prokurorisë janë nga më të ndryshmet, ku numrin më të lartë e ze trafiku i lëndeve narkotike.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img