Hapësire reklamuese

Politikë

Zbardhet propozimi i Nuland, SHBA lëviz vijën e kuqe të Ramës, pranohet kërkesa e PD

Shkruar nga Newsbomb

Është zbardhur një pjesë e propozimit të Asistent-sekretares amerikane të Shtetit, Victoria Nuland për çështjen e vetingut.

Burime nga PD konfirmojnë se SHBA ka pranuar kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni “Ad Hoc” me numër të barabartë anëtarësh, që është kundërshtuar ashpër nga kryeministri Edi Rama.

Rama e ka konsideruar këtë kërkesë të PD-së si kalim te vendet e blinduara, duke theksuar se kjo vijë e kuqe nuk do të kalohej nga mazhoranca. Por mesa duket, Uashingtoni e ka shtyrë vijën e kuqe të kryeministrit shqiptar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll