Kryeministri Edi Rama do të prezantojë nesër programin qeverisë të mandatit të tretë. Programi voluminoz i socialistëve do të ketë pesë shtylla kryesore ku do të fokusohen investimet dhe vëmendja e qeverisë në 4 vitet e ardhshme.
Mandati i tretë organikisht nis me objektiva të qarta duke u mbështetur në 5 shtylla kryesore:
- 1. Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia;
- 2. Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që krijon shanse për të gjithë.
- 3. Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve;
- 4. Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen;
- 5. Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo shqiptar dhe me dinjitet në botë.
Sipas programit të PS, administrata do të ketë një rritje rroge me 30% ose e thënë ndryshe, rroga mesatare në administratë do të jetë 850,000 lekë (të vjetra) në muaj. Rritje do të ketë edhe për mësuesit dhe mjekët, pagat e të cilëve do rriten me 40%.
Duke filluar nga Korriku 2022, rritet gradualisht dhe në mënyrë të përshkallëzuar pagat e administratës:
- 1. Rrisim pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve me 40% deri në fund të mandatit të tretë.
- 2. Rrisim pagat e punonjësve të administratës publike me 30% deri në fund të mandatit të tretë.
- 3. Rrisim pagën mesatare në administratë, nga 72 mijë lekë/muaj në 85 mijë lekë/muaj deri në fund të mandatit të tretë.
Programi i qeverise Rama 3 – Newsbomb.al by Newsbomb Albania on Scribd