Dy deputetët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj u përjashtuan me 10 ditë nga punimet e Kuvendit pas fjalorit të përdorur në adresë të kryeministrit Rama gjatë seancës së kaluar.
Në procesverbalin e Kuvendit thuhet se dy deputetët janë përjashtuar pasi kanë shkelur etikën parlamentare dhe kanë fyer kryeministrin Edi Rama, por nuk përmendet që Paloka dhe Leskaj ishin të dehur, ashtu siç u pretendua nga maxhoranca. Në lidhje me këtë ka reaguar Paloka pak më herët duke shkruar:
“Çudi, nuk paskemi qene “te dehur” sic perseriste i shperfytyruari ne seance plenare!!! Në fakt thjeshtë i kthyem restin per lumin e sharjeve dhe fyerjeve qe ai leshoi nje dite me pare ndaj opozites dhe kjo eshte me e pakta qe ai meriton”.