Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Zbardhet plagosja në Berat: Tre vëllezërit Marini rrahën policin dhe tentuan t’i merrnin armën nga brezi, donin të qëllonin efektivët e tjerë; pistoleta bëri qitje të pavullnetshme

spot_img

Lajme të ngjashëm

Newsbomb.al mëson detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Berat, ku për pasojë mbeti i plagosur efektivi i policisë Julian Xhelili (Xhahalili) 24 vjeç.

Tre vëllezërit Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe Arjan Marini 40 vjeç, janë konfliktuar fillimisht me fqinjët e tyre, të cilët i qëlluar me gurë duke u shkaktuar lëndime fizike. Menjëherë, në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat ka shkuar një patrullë policie.

Aty tre vëllezërit Marini u janë vërsulur policëve dhe kanë dhunuar njërin prej tyre, 24 vjeçarin Julian Xhelili, të cilit më pas kanë dashur ti marrin armën e shërbimit nga brezi, shkruan newsbomb.al. Burimet bëjnë me dije se tre vëllezërit kanë dashur të qëllojnë me armën e policit Xhelili kolegët e tij.

Kjo konfirmohet dhe nga ekspertiza që ka bërë grupi i hetimit në vendngjarje. Efektivi i patrullës Julian Xhelili pavarësisht konforntimit fizik me tre vëllezërit Gerald Marini, Marjus Marini dhe Arjan Marini e ka mbrojtur me çdo kusht armën e shërbimit, duke mos lejuar t’ia merrnin.

Në këtë moment pistoleta ka bërë qitje të pavullnetshme dhe për pasojë efektivi është plagosur në këmbë. Gëzhoja nuk ka dalë nga arma e shërbimit e policit Julian Xhelili, fakt ky që tregon se polici e ka mbrojtur armën dhe nuk ka lejuar që vëllezërit Marini t’ia merrnin, duke shmangur kështu një ngjarje akoma më të rëndë.

Efektivi i patrullës së Policisë së Beratit ka marrë një plagë hyrëse në këmbë, e shkaktuar nga plumbi i armës së tij të shërbimit, plagë me puqitje, pra gryka e tytës së pistoletës ka qenë e puthitur me këmbën e policit, shkruan newsbomb.al.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img