Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zbardhet plagosja e Tauland Beqirit në Ksamil: U qëllua nga shoku i tij, arrestohen të dy dhe një i huaj që fshehu armën (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Zbardhet plagosja e Tauland Beqirit në Ksamil: U qëllua nga shoku i

Policia e Sarandës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur Tauland Beqiri, 28 vjeç, banues në Këlcyrë.

Lidhur me këtë ngjarje janë vënë në pranga 3 persona, si dhe janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike.

Në pranga kanë rënë shtetasit Edison Vyzaj, 28 vjeç, banues në Shkodër, per veprat penale ”Plagosja e rëndë me dashje”

-Tauland Beqiri, 27 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ”Moskallëzimi i krimit”;

-Makawitage Perera, 24 vjeç, banues në Itali, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Njoftimi i policisë:

Ksamil, Sarandë Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur shtetasi Tauland Beqiri, 28 vjeç, banues në Këlcyrë. Vihen në pranga 3 shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike. Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: -Edison Vyzaj, 28 vjeç, banues në Shkodër, per veprat penale ”Plagosja e rëndë me dashje”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; -Tauland Beqiri, 27 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ”Moskallëzimi i krimit”; -Makaëitage Perera, 24 vjeç, banues në Itali, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja r narkotikëve” dhe ”Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në një dhomë hoteli në Ksamil, shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur me armë zjarri shokun e tij, shtetasin Tauland Beqiri, ndërsa shtetasi Makaëitage Perera ka fshehur armën e zjarrit pistoletë të përdorur në këtë ngjarje.

Gjithashtu, shtetasi i plagosur Tauland Beqiri, pasi është dërguar në spital, ka refuzuar të japë gjeneralitetet dhe të tregojë rrethanat e ngjarjes. Nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë, me një karikator me 3 fishekë dhe nje sasi lënde narkotike cannabis sattiva, e cila është gjetur gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku qëndronin këta shtetas. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll