Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbardhet pas 9 vitesh vrasja e biznesmenit Ilir Rexhepi, ADN-ja zbulon korçarin që ka lidhje me ekzekutimin (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Policia dhe prokuroria e Elbasanit, kanë identifikuar me prova shkencore, një nga personat e dyshuar për ekzekutimin 9 vite më parë të biznesmenit Ilir Rexhepi.

Zbulimi i tij si autori i vrasjes të ndodhur 9 vite më parë është kryer pas realizimit të analizave të ADN-s, mes një profile pështyme dhe gjaku, të gjendura në vendngajrje.

Nga analizimi i dy profileve gjenetike ka dalë rezultati se Mihal alias Mirgen Toshi, është një nga 3 personat që ka marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepi.

Ekzekutimi i këtij të fundit është kryer me pagesë për llogari të një grupi kriminal në Elbasan. Kjo pasi dy vite më parë, në 29 korrik 2009, i njëjti grup kriminal, urdhëroi vrasjen e vëllait të Ilirit, Roland Rexhepit ose siç njihej ndryshe me nofkën ”Doda”.

Eleminimi i dy vëllezërve është pjesë e serialit të vrasjeve mafioze të ndodhura gjatë këtyre viteve në qytetin e Elbasanit.

Mihal Toshi është i dyshuari kryesor për krimin e ndodhur më 30 dhjetor të 2011-s në Elbasan, por ende nuk është lëshuar një mandat arresti ndaj tij. Në periudhën kur është kryer vrasja, Toshi ka vepruar si pjesë e një grupi kriminal në qytetin e Elbasanit, raporton gazetari Elton Qyno. Burime për Oraneës bëjnë me dije se Mihal Toshi, ndodhet në Selanik, ku po vuan një dënim me 16 vite burg për trafik droge.

Ndërkohë për ekzekutimin e Ilir Rexhepit, prokuroria e Elbasanit pak kohë më parë, ka kërkuar të ekzaminohen profilet gjenetike edhe për shtetasin Olsi alias Jorgo Leku, i kapur në Athinë, si pjesë një e një grupi kriminal që ka marrë pjesë në vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.