Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
1.5kmh
20 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Zbardhet operacioni ku u kap speciali i RENEAS: Sekuestrohet kokainë, hashash dhe ekstazi; mijëra euro dhe tre pistoleta, grupi vëzhgohej prej mujash (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

SHÇBA zbardh operacionin antidrogë të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku u arrestua speciali i RENEAS Rael Luli dhe disa persona të tjerë. Sipas njoftimeve të mëparshme, Policia dyshon se në krye të këtij grupi që merrej me shpërndarjen e kokainës qëndronte pikërisht Rael Luli.

Në datën 20.08.2021 rreth orës 19:30 në zonën e quajtur “Ish-Parku i autobusave”, në territorin e Njësisë Bashkiake nr. 7 të qytetit të Tiranës, u konkludua dhe u bë ndërhyrja për ekzekutimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Rael Luli, 27 vjeç, me detyrë punonjës policie në repartin special “RENEA”;

– J.L., 30 vjeç;

– G.S., 27 vjeç, i dënuar më parë për tentativë vrasje.

Gjithashtu po ndiqen në gjendje të lirë dy shtetasit:

– G.H., 26 vjeç;

– E.S., 26 vjeç, arrestuar më parë për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitje e narkotikeve’’.

Ndalimi dhe arrestimi i tyre vjen si rezultat i dokumentimit me prova ligjore të veprimtarisë së tyre të kundraligjshme që ata kryenin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.  Nga kontrolli i realizuar në  ambiente dhe banesat që dispononin u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale sende dhe objekte të kundraligjshme si më poshtë:

– 434 gr kokainë;

– 576 gr kanabis, e ambalazhuar;

– 100.6 gr lëndë narkotike e llojit “Ekstazy” e ambalazhuar;

– 18.2 gr fara të dyshuara për kultivimin e bimëve narkotike;

– 7 peshore dhe materiale që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike;

– Vlera monetare 11,890 euro;

– 3 armë zjarri të llojit pistoletë të markave BRUNI e GLOCK;

– Një krehër metalik brenda së cilës ndodheshin 20 fishekë Mod 56;

– 219 fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme;

– 1 automjet tip Benz;

– 7 aparate celularë;

– Një pajisje me mbishkrimin “GRANADE FLASH-BANG BRZ-M93 P1 TM-1403”, së bashku me mekanizmin e saj metalik tip mashe;

– 2 motoçikleta (pa targa).

Vazhdon puna investigative dhe procedurale në lidhje me dokumentimin dhe implikimin e mundshëm edhe për subjekte të tjera të përfshirë në këtë veprimtari. Materialet procedurale në lidhje me veprimtarinë kriminale të kryer nga shtetasit e ndaluar dhe arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Tiranë, në funksion të procedimit penal nr. 5520  të vitit 2021, të drejtuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka kryer hetime në një periudhë  kohore disa mujore me metoda speciale hetimi dhe si rezultat i tyre, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e strukturave policore të DVP Tiranë, të Rendit Publik, të strukturave të posaçme të luftës kundër drogës dhe të Njësisë Operacionale, ka realizuar goditjen e një grupi kriminal të tregtimit të lëndëve narkotike që vepronin kryesisht në qytetin e Tiranës, bazuar mbi nenet 283/2, 278 dhe 248 të Kodit Penal.

Më shumë




spot_img








spot_img