Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbardhet ngjarja në Vlorë, momenti kur autori lag me benzinë BMW dhe i vë zjarrin

Shkruar nga Newsbomb
Zbardhet ngjarja në Vlorë, momenti kur autori lag me benzinë BMW

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në lagjen “24 Maji”, ku iu vu zjarri automjetit të shtetasit Andi Selmanaj.

Sipas bluve të qytetit bregdetar mësohet se lidhur me këtë ngjarje ka rënë në pranga shtetasi Gazment Merkaj, 42 vjeç nga Vlora. Nga pamjet e publikuara nga Policia 42-vjeçari shihet teksa ndalon në një pikë karburanti dhe mbush bidonin me benzinë. Më pas ai shkon në oborrin ku dhe ishte parkuar makina tip “BMW” dhe lag mjetin e i vë zjarrin.

Sipas Policisë, kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të konflikteve të vazhdueshme së Andi Selmanajt me autorin, pas vjedhjes me armë në banesën e vjehrrit të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

SHIKO KETU VIDEON

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese