Zbardhet ngjarja e ndodhur rreth orës 16:25 në rrugën ‘Don Bosko’ në Tiranë.
Fillimisht në media u raportua se ishte shkëputur ashensori i pallatit, ku mbeti e plagosur një vajzë rreth 24 vjeç.
Por, burime për Newsbomb.al tregojnë se nuk është ashensor pallati por ashensori i një furre buke dhe i shërbente një biznesi privat brenda pallatit.
Të njëtat burime bëjnë me dije se ashensori ka qenë në kat të parë dhe ka rënë në bodrum.
Ashensori nuk perdorej nga banoret e pallatit, por vetëm nga biznesi që ishte furre buke, ndërkohë e plagosura është punonjëse e këtij biznesi.
Fatmirësisht vajza është jashtë rrezikut për jetën edhe pse nuk bëhet me dije identiteti i saj, ndërsa policia ka shoqëruar administratorin e pallatit.
Sakaq në vendngjarje ka mbërritur një grup hetimor për të verifikuar gjendjen e ashensorit.