Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbardhet ngjarja e rëndë me një të vdekur në Kamëz: Elektriçistin e zë korenti, kolegu rrugës drejt spitalit përplas me makinë 60-vjeçarin

Shkruar nga Newsbomb
Nga vendi i ngjarjes

Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në Kamëz.

Mësohet se një elektriçist me inicialet A.Z., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, teksa punonte për një kompani interneti.

Ndërkohë kolegu tjetër. G. S., 29 vjeç ka tentuar ta dërgojë menjëherë në spital, por ka ndodhur fatkeqësia.

Bëhet me dije se nga shpejtësia e madhe ai ka përplasur një qytetar me bicikletë, S. M., 60 vjeç.

Si pasojë ky i fundit ka marrë dëmtime të rënda dhe është parë të qendrojë për minuta të tëra i gjakosur në tokë, megjithatë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkaq elektriçisti A.Z për fat të keq ka ndërruar jetë.

Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 09.05.2020, rreth orës 10:50, në qendër Kamzë, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin G. S., 29 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin S. M., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi e mjetit furgon po qarkullonte me shpejtësi pasi po transportonte për në spital shtetasin A. Z., i cili gjatë punës si elektricist, në fshatin Nikël, kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike. Shtetasi A. Z. ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të saj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.