Policia ka zbardhur në kohë rekord vjedhjen e një banese në Peqin dhe ka identifikuar autorin.
Autoritetet kanë shpallur në kërkim 24 vjeçarin me iniciale D.T., i dyshuar si autori i vjedhjes.
Identifikimi i tij është bërë i mundur pas analizimit të pamjeve filmike e provave të tjera të grumbulluara.
24 vjeçari akuzohet për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme parash në banesën e shtetasit me iniciale I.B. në fshatin Çelhakaj të Peqinit.
Sakaq, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale 'Vjedhja'.
Sondazh
Poll