Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbardhet mbledhja, KED ngre grupin e punës për emërimet në “Kushtetuese”

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Zbardhet mbledhja e Këshillit të Emërimit në Drejtësi.

Mësohet se KED ka vendosur të krijojë një grup pune për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, bazuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Sakaq, bëhet me dijes se grupi i punës do të përbëhet nga Saida Dollani dhe Marsida Xhaferllari,  të cilat do të merren me plotësimin e vendeve vakante. 

Ndërkohë, është përmbyllur procesi për dy vakancat e përkohshme, ndërsa vakanca e tretë që i takon presidentit Ilir Meta nuk është përfunduar.

VENDIMET E MBLEDHJES SË SOTME: 

1.Diskutime dhe vlerësime në lidhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” përsa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

2.Të tjera që lidhen me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara.

Përpara nisjes së diskutimeve në respektim të këtij rendi dite, anëtarët e KED duhet të miratonin edhe procesverbalet e mbledhjeve të kaluara të datave 3, 5 dhe 6 shkurt 2020. Për miratimin e këtyre procesverbaleve u vendos që të procedohet në mbledhjen e radhës së KED, pasi ato t’i përcillen Avokatit të Popullit për t’u njohur më përmbajtjen e tyre.

Sa i takon pikës së parë të rendit të ditës, KED vendosi të ngrihet një grup pune i përbërë nga anëtarja e KED Znj. Saida Dollani dhe anëtarja zëvendësuese Znj. Marsida Xhaferllari, të cilat do të punojnë intensivisht mbi pasqyrimin e rekomandimeve të bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” përsa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Këto rekomandime do të pasqyrohen në aktet rregullatore të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për të bërë të mundur vijimin e procesit në tërësi mbi përzgjedhjen e kandidaturave për vendet vakante.

Në lidhje me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara u bë me dije nga anëtarët relatorë se dy nga vakancat e përkohëshme që i takojnë institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë, janë përgatitur plotësisht dhe në një kohë sa më të afërt do t’u përcillen kandidaturave përkatëse. Lidhur me vakancën e tretë që i takon Presidentit të Republikës, nuk është përfunduar ende i gjithë procesi standard i verifikimit.

Gjykata Kushtetuese është ende në ngërç për shkak të shkarkimeve nga procesi i Vettingut. Aktualisht në garë për t’u bërë pjesë e saj janë 23 kandidatë, të cilët do të konkurrojnë për 3 vendet vakante në këtë gjykatë, por lista ka “ngrirë” në KED. Komisioni i Venecias në opinionin e publikuar kërkoi rifillimin e punës për plotësimin e vendeve bosh, për të plotësuar edhe një prej kushteve të vendosura për çeljen e negociatave me Shqipërinë. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu