Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Zbardhet LISTA e ZEZË VIP: “Skifterët” shqiptarë që vodhën banesën e Ronaldos, kishin “piketuar” dhe VILAT e MESSI-t, Rafael Nadal e politikanit spanjoll

spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbuluar nga banda kriminale shqiptaro-spanjolle që vodhën pak ditë më parë vilën e yllit të Paris Saint-Germain, Marco Verratti. 

Përpos vilës së këtij të fundit, grupi ia kishte “vënë syrin” edhe vilës së  Lionel Messit e Rafael Nadal.

Sipas “The Sun” Polica kishte gjetur prova në shtëpinë e njërit prej autorëv, ku në një fletore mbante shënim emrat e  pronarëve të shtëpive ku do të kryenin grabitje.

Javën e kaluar Policia konfirmoi se kishte arrestuar shtatë të dyshuar pas bastisjes që kishte ndodhur në vilën, në Ibiza të ish-lojtarit brazilian Ronaldo, të cilën Verratti e kishte marrë me qira për pushimet e tij verore.

Hajdutët kishin arritur që të merrnin 3 milionë euro, bizhuteri dhe  orë të shtrenjta, të cilët u sekuestruan nga Policia, gjatë një operacioni ku ranë në pranga dy nga autorët e grabitjes.  

Ditën e sotme mediet lokale në Ibiza publikuan një shkrim ku thuhet se e njëjta bandë kishte pikasur edhe vilat e Messit, Nadal,  Gutit, Fernando Hierro dhe ish-kryeministrit spanjoll, Jose Maria Aznar.  Ndërkohë autoritetet ende nuk kanë reaguar në lidhje me këtë lajm.  

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img