Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Zbardhet Kryesia e PD; Jorida Tabaku: Të analizohet puna e drejtuesve politikë, ku dështuam! Basha: Një deputet i PS është përgjuar, ka kontaktuar BANDAT

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryesia e Partisë Demokratike ka zhvilluar dje mbledhjen e rradhës, ku për dy orë është dikustuar për analizën e thellë që duhet të nisë në parti dhe për hapat që do të ndërmarrin demokratët për betejën, për atë që ata e quajnë “masakër elektorale”.

Jorida Tabaku ka kërkuar në Kryesi që të nisë një analizë e punës së drejtuesve politikë në qarqe, për të parë se ku ka çeduar puna, shkruan newsbomb.al. “Çfarë ndodhi në terren, pse nuk arritëm objektivat”, ka thënë ndër të tjera Tabaku, duke kërkuar dhe të analizohet puna e aleatëve.

Edhe Enno Bozdo ka mbështetur atë që ka thënë Tabaku, duke pohuar se nuk mund të bënin analizë për humbjen e zgjedhjeve vetë drejtuesit politikë që duhet të siguronin fitoren.

Kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli, ka kërkuar që në Parti të qartësohej nëse 25 prilli ishte “masakër elektorale” apo humbje. “Po ju e keni ndarë mendjen që 25 prilli është masakër elektorale, pse duhet të bëhet analiza?”, është shprehur ai.

Gajtë diskutimeve në Kryesi, Lulzim Basha është shprehur se beteja që i pret demokratët do të jetë “e vrullshme”, pasi sipas tij, një deputet i PS në Durrës është përgjuar nga Prokuroria duke komunikuar me një grup kriminelësh, shkruan newsbomb.al. “Është situatë e ngjashme me dosjen 339”, ka thënë Basha.

Pjesë nga diskutimet në Kryesinë e PD:

Jorida Tabaku: Së pari, ne duhet të ndërtojmë një proces analize që të përfshijë drejtuesit politikë, sepse ato kanë qenë të përfshirë dhe e dinë problematikën, ku ceduan strukturat, çfarë ndodhi në terren, pse nuk arritëm objektivat dhe faktorët e brendshmë, por kjo nuk është e mjaftueshme. Kjo duhet të jetë një fazë e parë.

E nevojshme është të vlerësohet puna e drejtuesve politikë dhe këtë nuk e bëjmë dot ne… Ka nevojë për të dhëna që do vijnë nga koordinatorët e terrenti: informacion për punën tonë, lidhjen me strukturat, si funksionoi me aleatët dhe kjo mund të jetë një fazë e dytë.

Enno Bozdo: Është hera e parë që të ndodhë që analiza të bëhet nga vetë personat që kanë qenë të ngarkuar për të arritur objektivat. Më herët ky proces ëhstë bërë nga persona të tretë, të cilët nuk kanë konflikt interesi.

Drejtuesi politik nuk mund të bëjë analizë për punën e tij në zgjehdjet e 25 prillit. Duhet të caktohen koordinatorët për të bërë analizën ashtu siç ka ndodhur edhe më parë.

Jorida Tabaku: Njerëzit duhet të mbajnë përgjegjësi dhe kjo përgjegjësi vjen si nga Kryesia e partisë e deri te secili prej nesh. Mendoj që duhet të kemi një proces që duhet të na ndihmojë për të ardhmenm por dhe jep shpresë.

Fatbardh Kadilli: Po ju e keni ndarë mendjen që 25 prilli është masakër elektorale, pse duhet të bëhet analiza?

Lulzim Basha: Atëherë në pikën dy të të udhëzimit të shtohet që në raportin që do të bëjë çdo qark apo grupseksion të përmenden emrat e të gjithë personave/kriminelave që kanë ndikuar në çdo zonë për të deformuar vullnetin e zgjedhësve. Muajt në vijim do të jenë të vrullshëm sepse e tillë është beteja që na pret….

Enkelejd Alibeaj: I gjithë përqëndrimi i analizës së zgjedhjeve duhet te masakra që u bë në 25 prill. Nuk ndryshoi seksioni rezultatin me 2-3 vota. Rezultati ndryshoi nga masakra e madhe.

Lulzim Basha: Ne kemi bërë shumë ankimime në SPAK dhe deri tani nuk na kanë kthyer përgjigje. Por unë kam mësuar se një deputet i PS në Qarkune  Durrësit është përgjuar nga Prokuroria duke komunikuar me një grup kriminelësh në Durrës. Është situatë e ngjashme me dosjen 339.

//NEWSBOMB.AL.

Më shumë

spot_img
spot_img