Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbardhet kërkesa e SPAK për Kuvendin: Berisha nuk zbatoi vendimin

Shkruar nga Newsbomb
Zbardhet kërkesa e SPAK për Kuvendin: Berisha nuk zbatoi vendimin
Është zbardhur kërkesa e plotë e Prokurorisë së Posaçme që i ka dërguar Kuvendit për deputetin e Sali Berishës, ku kërkon arrestimin e Sali Berishës. SPAK kërkoi nga Kuvendi dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës. Në shkresë thuhet se Berisha ka refuzuar disa herë të paraqitet në gjykatë që i ka dhënë masën “detyrim paraqitje” dhe ndaj kërkon një masë më të rëndë. “Në rast shkelje të detyrimeve që lidhen me një masë sigurimi, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë tjetër më të rëndë, duke mbajtur parasysh rëndësinë, motivet dhe rrethanat e shkeljes. Për shkeljen e detyrimeve që lidhen me një masë ndaluese, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë shtrënguese”, thuhet në vendim ndër të tjera. Ndër të tjera thuhet Referuar proces verbaleve datë 06.11.2023, 20.11.2023 dhe 04.12.2023 të mbajtur nga oficeri i policisë gjyqësore/hetuesi, para të cilit duhet të paraqitej personi nën hetim Sali Berisha, rezulton se ky i fundit, nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës, duke mos u paraqitur asnjëherë para policisë gjyqësore. Neni 289 i K.Pr. Penale "Lejimi për të kryer veprime" (Ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 21, datë 10.3.2014; ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) parashikon: ...2. Kur nevojat e sigurimit rëndohen apo kur nga hetimet rezultojnë fakte ose rrethana të reja, prokurori mund t'i kërkojë Kuvendit autorizim, sipas paragrafit 1, të nenit 288, të këtij Kodi.... Neni 231 i K.Pr.Penale "Zevendesimi ose bashkimi i masave të sigurimit personal" parashikon: "1. Në rast shkelje të detyrimeve që lidhen me një masë sigurimi, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë tjetër më të rëndë, duke mbajtur parasysh rëndësinë, motivet dhe rrethanat e shkeljes. Për shkeljen e detyrimeve që lidhen me një masë ndaluese, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë shtrënguese." Neni 260 i K.Pr.Penale "Revokimi, zëvendësimi dhe bashkimi i masave të sigurimit" parashikon: ...3. Kur nevojat e sigurimit rëndohen apo personi shkel detyrimet që lidhen me masën e sigurimit, gjykata, me kërkesë të prokurorit, mund të vendosë zëvendësimin e saj me një masë më të rëndë ose caktimin e një mase sigurimi shtrënguese ose ndaluese shtesë. Për shkeljen e detyrimeve që lidhen me një masë ndaluese, gjykata mund të vendosë caktimin e një mase ndaluese shtesë ose zëvendësimin e saj me një masë shtrënguese. ...4. Kërkesa e prokurorit ose e të pandehurit për revokimin, zëvendësimin ose bashkimin e masave të sigurimit shqyrtohet nga gjykata ku ndodhen aktet, brenda pesë ditëve nga depozitimi i saj. Kur është rasti, gjykata vendos edhe kryesisht revokimin ose zëvendësimin e masës së sigurimit gjatë marrjes në pyetje të personit të arrestuar, sipas nenit 248, të këtij Kodi. në rastet e parashikuara nga paragrafi 6, i nenit 246, të tij, gjatë procedimit për sigurimin e provës, gjatë seancës paraprake ose gjatë gjykimit. Ndodhur në këto kushte, vlerësojmë se, nga hetimet e kryera deri më tani, ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova se nga ana e personit nën hetim Sali Berisha, është konsumuar vepra penale "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendore", në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i K.Penal. Vlerësojmë gjithashtu se, ekzistojnë kushtet dhe kriteret për caktimin e masave të sigurimit dhe ekzistenca e këtyre kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenet 228, 229 të K.Pr.Penale, janë vlerësuar dhe konfirmuar tashmë nga gjykatat e posaçme. Gjithashtu vlerësojmë se ndodhemi edhe në përmbushje të kërkesave të parashikuara nga nenet 231 dhe 260 të K.Pr.Penale. Personi nën hetim Sali Berisha, në mënyrë të përsëritur nuk ka zbatuar detyrimet që i ngarkohen nga ligji procedurial penal, në zbatim të vendimeve gjyqësore, për caktimin e masave shtrënguese personale ndaj tij, duke mos u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore/hetuesit. Mbështetur në sa parashtruar dhe shpjeguar më lart, bazuar në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenet 231, 260, 288, 289 të K.Pr.Penale,si dhe nenet 13, 118 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. KËRKOJMË: Dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë të deputetit Sali BERISHA, nëpërmjet zëvendësimit të masës të masës së sigurimit nga ajo e "Detyrimit për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe "Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, në atë të arrestit në burg/arrest në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale.

Shkresa e plote ne Kuvend by Newsbomb Albania on Scribd

Kujtojmë që ndaj ish-kryeministrit i është dhënë masa paraprake e sigurisë “Detyrim paraqitje”, por Sali Berisha ka refuzuar të shkojë qoftë dhe një herë të vetme para togave të zeza, duke dërguar avokatët e tij ta përfaqësojnë. Që nga dita kur u prangos dhëndri i tij dhe ndaj Berishës u vendos “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë vendit”, veprim që parashikon bllokimin e pasaportës, lideri historik i Partisë Demokratike ka ndërmarrë një fushatë sulmesh ndaj SPAK dhe gjyqtares Irena Gjoka. Duke qenë se Sali Berisha është anëtar i Kuvendit të Shqipërisë dhe gëzon imunitetin që i njeh ligji si deputet, Komisioni për Rregulloren dhe Mandatet duhet të mblidhet dhe të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, nëse kërkesa për arrestimin e ish-kryeministrit është e bazuar në prova.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese