SPAK ka nisur hetimin ndaj Ilir Metës, pas kallëzimit të ish-deputetit Halit Valteri për një sërë veprash penale sipas tij të kryera nga ish-presidenti dhe zyrtarë të tjerë të LSI-së.
Bëhet fjalë për denoncimin që nisi pas shkrimit në gazetën austriake ku Meta akuzohej se kishte paguar shuma të mëdha parash për lobim. Ish-deputeti Valteri tha në atë kohë se ishte kontaktuar nga një gazetar i huaj, i cili i kishte dhënë dokumente shtesë lidhur me këtë “aferë”.
Bëhet fjalë për dy artikuj të mediave të njohura “Mother Jones” dhe “Kronen Zeitung” në 16 maj, të cilat raportuan se LSI ka paguar një kompani “offshore” qipriote “Dorelita Limited”, e cila financonte një firmë tjetër në pronësi të ish-senatorit republikan amerikan Hoëard “Buck” McKeon dhe ish-kryetar i Dhomës së Komitetit Shërbimit të armatosur.
Gazeta austriake “Kronen Zeitung” raportoi se LSI ofroi për 700 mijë dollarë lobime po nga kompania e sipërpërmendur qipriote me qëllim që kjo e fundit të siguronte ftesë dhe foto të Metës për ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump si president i 45-të i SHBA në 20 janar 2017.
KALLËZIMI I PLOTË I HALIT VALTERIT:
Newsbomb.al – Kallëzimi i Halit Valterit ndaj Ilir Metës dhe zyrtarëve të LSI by Newsbomb Albania on Scribd