Hapësire reklamuese

Politikë

Zbardhet kalendari i PD: Primaret mbahen më 4 dhjetor, Tirana, Durrësi dhe Elbasani votojnë më herët

Shkruar nga Newsbomb
Zbardhet kalendari i PD: Primaret mbahen më 4 dhjetor, Tirana, Durrësi

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur sot që më datë 4 dhjetor të mbahen votimet për primaret në të gjitha bashkitë e vendit, përveç Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Ndërkohë, si afat fundor për mbylljen e regjistrimeve për kandidatët që do të marrin pjesë, është lënë 6 nëntori.

Ky proces ka shumë të paqarta, pavarësisht kalendarit që mësohet mbrëmjen e kësaj të marte. Njoftimi vjen në të njëjtën ditë kur Gazment Bardhi i grupit Alibeaj dhe Edi Paloka i grupit të Berishës zhvilluan takimin e parë, për bashkimin e demokratëve për zgjedhjet lokale, shkruan newsbomb.al.

Gjithsesi, jozyrtarisht nga Partia Demokratike mësohet se deri më datë 6 nëntor do të zhvillohet një proces seleksionues për të gjithë kandidatët që duan të bëhen pjesë e primareve. Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, deklaroi mbrëmjen e sotme se partia e tij nuk do nxjerrë kandidatë.

  • 6 nëntor - mbyllet procesi për dorëzimin e kandidaturave
  • 13 nëntor - bëhet prezantimi i kandidatëve
  • 4 dhjetor - anëtarësia voton kandidatët
  • ** Tirana, Durrësi dhe Elbasani nuk përfshihen në këto data

Ndërkohë, më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidatëve që do të shprehin interes për të qenë në garë për bashkitë përkatëse, Më datë 4 dhjetor, do të jetë faza finale e këtij procesi kur kandidatët do të votohen nga anëtarësia.

Tre ndër bashkitë më të mëdha të vendit, Tirana, Durrësi dhe Elbasani nuk do të jenë të përfshira në këto data të mësipërme, pasi lidershipi i selisë blu ka kërkuar që primaret në këto tre qarqe të mbahen më herët, për shkak dhe të rëndësisë që ato kanë, shkruan newsbomb.al.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll