Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Zbardhet grabitja e kambistit në Korçë, arrestohet një autor dhe shpallet në kërkim një tjetër (DETAJET-EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3449ca2b072387c97b850c58b35d033e

Policia ka zbardhur ngjarjen e grabitjes së kambistit Shefqet Muça në Korçë.

Sipas njoftimit, grabitësit i kanë marrë 40 milion lekë (të vjetra), pasi Muça është përleshur me ta dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.

Njëri prej autorëve tashmë të arrestuar është Agim Çaçi, 42vjeç.

Policia ka shpallur në kërkim autorin tjetër me iniciale M. A., 33 vjeç, si dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur një ditë më parë në lagjen nr. 1, Korçë, ku 3 shtetas i vodhën me dhunë një kambisti, 4.000.000 lekë.

Arrestohet në flagrancë njëri prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri nga bashkëpunëtorët.     

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 11.01.2021, në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës, ku tre shtetas i vodhën me dhunë një sasi prej 4.000.000 lekësh, shtetasit Sh. M., 57 vjeç, para banesës së tij, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ç., 42 vjeç, banues në Durrës, si edhe shpallën në kërkim shtetasin M. A., 33 vjeç, banues në Korçë.

Nga ana e Policisë po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tretë të dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje, për ndalimin e 33-vjeçarit M. A., vënien përpara përgjegjësisë ligjore të tyre, si edhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

Më shumë

spot_img
spot_img