Tirana
few clouds
21 ° C
21 °
21 °
49 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Zbardhet FORMULARI për të formalizuar ndërtimet para ’91, ja procedurat që duhen ndjekur (DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

f880d92b07c05803c9ef5eec1bc5252c

Është zbardhur formulari për të formalizuar ndërtimet para vitit 1991.

Janë në total 60 mijë ndërtime në të gjithë vendin që do formalizohen.

Personat që kanë ndërtuar para vitit 1991 dhe që nuk kanë dokument pronësie si për ndërtesën, ashtu edhe për truallin do të pajisen me tapi. Pronarët e këtyre ndërtimeve duhet të paraqiten pranë ALUIZNI- t dhe të plotësojnë formularin- tip të publikuar nga Gazeta Shqiptare.

Ndërkohë pak ditë më parë Këshilli i Ministrave miratoi pak ditë më parë vendimin që i hap rrugë nisjes së procedurave të cilat do të ndiqen nga ALUIZNI për pajisjen me dokument pronësie të këtyre pronave.

Sipas vendimit, Vetëm nëse për truallin ka dokumentacion pronësie, procedurat e kalimit të pronësisë kryhen vetëm për ndërtesën.

Do të konsiderohen objekt i trajtimit të këtij vendimi ndërtimet të cilave u mungon akti i fitimit të pronësisë,ndërtime  të cilat, nga pikëpamja ndërtimore janë të përfunduara, me mure dhe me mbulesë; dhe ndërtime të cilat nuk janë ndërtime pa leje, sipas përcaktimit të shkronjës “a”, të nenit 3, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar.

Ndërsa truall funksional konsiderohet sipërfaqja e tokës nën ndërtesë, së bashku me oborrin përreth saj, që posedohet efektivisht nga subjekti kërkues. Sipas këtij vendimi, ALUIZNI është institucioni i autorizuar për kryerjen e procedurave administrative. Kalimi i pronësisë së ndërtimit dhe truallit funksional për sipërfaqet deri në 300 metra katrorë kryhet pa pagesë, nëpërmjet dokumentit, modeli i të cilit i bashkëlidhet këtij vendimi. Procedurat e kalimit të pronësisë, sipas këtij vendimi fillojnë: a) me kërkesë të subjektit/ subjekteve, sipas modelit të kërkesës së miratuar me këtë vendim, pavarësisht nëse zona kadastrale i është nënshtruar ose jo regjistrimit fillestar sistem- atik; b) gjatë procesit të regjistrimit fillestar apo përmirësimit/ përditësimit të zonës kadastrale. Në këtë rast, me kërkesë të regjistruesit apo të çdo subjekti të ngarkuar nga kryeregjis- truesi, njoftohet ALUIZNI për verifikimin e kushteve dhe vendimmarrjen, sipas këtij vendimi; c) me kërkesë të institucionit shtetëror, në rastet e shpronësimit për shkak të zbatimit të projekteve publike, pavarësisht nëse zona kadastrale i është nënshtruar ose jo regjistrimit fillestar sistematik.

Në vendim përcaktohet se ALUIZNI evidenton në terren ndërtimin dhe truallin funksional, duke verifikuar paraprakisht bazën e të dhënave të ndërtimeve pa leje, nëse për të është paraqitur aplikim për legalizim.

Gjatë evidentimit në terren verifikohet edhe posedimi efektiv i ndërtimit nga subjekti përfitues. Ndërkohë të dhënat e kërkesës dhe të evidentimit në terren bëhen publike për 30 ditë, në ambientet e njësisë administrative ku gjendet pasuria, në ambientet e ALUIZNI- t, ZVRPP- së si dhe në faqet përkatëse ueb. Si rregull, nëse për ndërtimin është aplikuar për legalizim si ndërtim pa leje, ai përjashtohet nga fusha e zbatimit të këtij vendimi dhe trajtohet sipas ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar. Përjashtim bën rasti kur nga korrespondenca e ALUIZNI- t me organet kompetente ( të vetëqeverisjes vendore dhe Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit – AQTN) apo nga dokumentacioni i paraqitur nga kërkuesi arrihet të provohet se ndërtesa është ndërtuar përpara datës 10.8.1991.

 

formulari.jpg

 

 

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img