Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
32 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zbardhet fjala e plotë e Kadillit drejtuar Bashës: Ti nuk mund të ndërtosh më asgjë, unë jam bartës i një projekti të ri, edhe Berisha kishte mbështetje absolute por…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në selinë e Partisë Demokratike po zhvillohet mbledhja e Kryesisë, ku për herë të parë kryedemokrati Basha përballet me kundërshtarët e tij brenda partisë, të cilët i kërkojnë dorëheqjen.

Fatbardh Kadilli, i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar partie, gjatë mbledhjes ka akuzuar Bashën se e ka ndërtuar opozitën vetëm me kauza rastësore, ndërsa shtoi se kryedemokrati nuk mund të ndërtojë asgjë të re.

Ai tha se edhe Berisha kishte mbështetje absolute por dha dorëheqejn kur humbi, ndërsa theksoi se ai vetë është bartës i një projekti të ri.

Fjala e Kadillit në mbledhjen e Kryesisë së PD:

Problemet në zgjedhje nuk duhet të justifikojnë humbjen; për një pjesë të problemeve je vet përgjegjës. Për një pjesë tjetër, ke qenë i pazoti ti ndalosh.

Lufta për votën bëhet brenda sistemit; Kjo luftë do vazhdojë sa herë të ketë zgjedhje;

Në luftën për votën ke pasur më shumë sukses brenda sistemit se sa jashtë sistemit – përvojat: ‘15 më mirë se ‘21, dhe këto dukshëm më mirë se ‘17, apo dhe më keq, nga ‘19..

Nuk je aspak i nevojshëm për luftën institucionale për votën; kemi ekipin më të mirë dhe ekspertizë të shkëlqyer. Ata që na dhanë fitoren tënde në 2011; luftën politike e bëjmë me një koncept të ri, me qasje të re dhe me frymëzim të ri, me besushmërinë, me vertetesine dhe me vendosmerine si tipare qe ty te kane munguar.

Je humbes i perseritur prej defekteve personale; Humbja eshte e jotja- pergjegjesia jotja-

Te kemi mbeshtetur duke sakrifikuar identitetin tone dhe profilin politik; karieren dhe cdo gje.

Nuk dhe shprese; nuk ngjalle besim; nuk bashkove flukset, profilet, kontributet, por ndave. Kane dale me shume parti nga PD ne vitet qe drejton ti se ne 20 vjetet para teje.

Drejtove cdo gje vetem dhe pa forume, pa perfshire askend.

E ndertove opoziten me kauza rastesore dhe ishe i destinuar te dilje humbes. Braktise shume kauza duke korruptuar besimin e mbeshtetjes;

Nuk ndertove raport te qarte dhe besimi me aleatet strategjik; mbete peng i lobimeve private dhe nuk pate asnjehere nje qasjes solide dhe strategjike.

Mos u fshih pas mbeshtetjes qe kerkon lart e poshte ne Parti. Edhe Berisha kishte mbeshtetje absolute ne parti, por kishte realizmin te ikte;

Ti nuk mund te ndertosh me asgje te re. Nqs une jam bartes i nje projekti te ri ti je kujtesa e projektit te shteruar dhe humbjes

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img