Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

ZBARDHET EMRI, kush është autori që vrau Behar Sofinë në mes të Tiranës, në pranga dhe tre bashkëpuntorët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2090b4b5dc9c73062f43365632289519

Ernejt Shyti, 23-vjeç është autori i vrasjes së Behar Sofisë, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme në shtetin fqinj të Malit të Zi.

Bëhet me dije se 23-vjeçari është arrestuar së bashku me tre bashkëpuntorët e tij, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende me dije.

Mësohet se 23-vjeçari para policisë ka pranuar vrasjen dhe se e ka kryer me pagesë. Të katër të arrestuarit janë nga Krraba e Fushë Krujës, ndërsa autori jetonte me nënë në rrugën “Bardhyli”.

Behar Sofia, i njohur dhe me emrin Fatmir Sofia, ekzekutua mëngjesin e 25 shkurtit në mes të Tiranës, pranë Piramidës. 66 vjeçari u gjet i shtrirë në rrugë dhe i gjakosur.

Forca të shumta policie blinduan menjëherë zonën, të dyja anët krah lumit Lana, ndërsa në vendngjarje zbriti dhe vetë kryepolici i Tiranës Rebani Jaupi, shkruan newsbomb.al. Behar Sofia nuk është një emër i panjohur për Policinë pasi është përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Ernejt Shyti pasi qëlloi Sofinë, mori biçikletën që e kishte lënë poshtë Urës së Lanës dhe u largua për nga Liqeni i Tiranës. Aty 23-vjeçari hoqi xhinset që kishte veshur, xhupin, maskën dhe kapelen.

Rrobat e autorit u gjetën 3 ditë pas ngjarjes, dhe aty u mor profili gjenetik nga dhe u zbulua. Policia shqiptare dhe malazeze bashkëpunuan, dhe sot autori iu dorëzua Policisë së Tiranës.

Ai njihej me nofkën “Padrino i drogës”.

66-vjeçari u qëllua me një armë me silenciator pasi kalimtarët e rastit nuk kanë dëgjuar zhurma. Ata kanë parë viktimën të shtrirë në tokë dhe të gjakosur, i cili u kërkonte ndihmë, dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë.

Atentatorët që dyshohet se e kanë ndjekur Behar Sofinë, i janë afruar me makinë dhe e kanë qëlluar me armë, shkruan neësbomb.al. Dy plumba kanë kapur biznesmenin nga Berati, një në gjoks dhe një në qafë.

Autori Ernejt Shyti

159792381_130300419018047_1842725574783897840_n.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img