Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme, Josep Borrell, ka nominuar ambasadorin e ri të delegacionit të BE në Shqipëri. Ai është Silvio Gonzato.
Silvio Gonzato do te emërohet nesër ( 1 dhjetor) zyrtarisht si ambasador i BE-së në Shqipëri. Gonzato do të zëvendësojë Christiane Hohmann.
Christiane Hohmann
Më herët, Gonzato ka qenë zv/ambasador i Delegacionit të BE në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Ai ka shërbyer edhe si drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin e politikave dhe diplomacinë publike në shërbimin diplomatik të Bashkimit Europian.
Sondazh
Poll