Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
24 %
4.6kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
9 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Zbardhet e plotë marrëveshja, si do të menaxhohet Parku i Butrintit nga fondacioni privat

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas akuzave të shumta të opozitës është publikuar e plotë nga Parlamenti kontrata për menaxhimin e Butrintit.

Marrëveshja për administrimin e pasurisë kulturore të nënzonës së trashëgimisë dhe peizazhit kulturor të parkut kombëtar të Butrintit, lidhet ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për menaxhimin  Butrintit.

Në dokumentin e plotë thuhet se fondacioni AADF “Albanian-American Development Foundation”, ka shprehur interesin për krijimin e një fondacioni të posaçëm për administrimin indirekt të Pasurisë Kulturore, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Totali i fondeve të angazhuara nga AADF për menaxhimin më të mirë të trashëgimisë kulturore në Parkun Kombëtar të Butrintit, duke përfshirë kontributin e dhënë deri në shprehjen e interesit për krijimin e fondacionit të posaçëm si dhe kontributin sipas kësaj Marrëveshje është 6.18 milionë USD.

“Në datën 24.02.2021, Ministria dhe AADF kanë lidhur Marrëveshjen e Bashkëpunimit (sikurse është përkufizuar më poshtë) për themelimin e fondacionit të posaçëm për administrimin indirekt të Pasurisë Kulturore;  Në datën 21.07.2021 me anë të vendimit nr. 858 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u krijua Fondacioni, në formën e një organizate të pavarur me qëllime jofitimprurëse pa anëtarësi dhe me objekt administrimin indirekt të Pasurisë Kulturore” thuhet në dokument.

Në dokument thuhet se Fondacioni menaxhues do të ketë të drejtën e pronësisë intelektuale mbi Butrintin, si dhe të drejtën për kryerjen e gërmimeve të reja arkeologjike.

Sipërfaqja që merret në menaxhim është më e madhe se vetë qyteti antik, por dhe siç thekson fondacioni vëmendja kryesore do të jetë mbi zonën arkeologjike.

Fondacioni AADF thotë se Butrinti ka potencial të nxjerrë më tepër të ardhura sesa vetëm nga çmimi i biletës për ta vizituar. Një aspekt i prekur në planin e menaxhimit është edhd zhvillimi i ekoturizmit në Parkun Kombëtar Arkeologjik të Butrintit, por se si do të zhvillohet konkretisht mbetet e paqartë.

Lexo marrëveshjen e plotë më poshtë:

Zbardhet e plotë marrëveshja, si do të menaxhohet Parku i Butrintit nga fondacioni privat by Newsbomb Albania on Scribd

Më shumë


spot_img









spot_img