Hapësire reklamuese

Politikë

Zbardhet drafti, zbulohet propozimi i Ramës për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Shkruar nga Newsbomb
Zbardhet drafti, zbulohet propozimi i Ramës për marrëveshje mes

Është zbardhur propozimi i kryeministrit, Edi Rama, për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas “Tv Klan” mësohet se propozimin me titullin “projekt – statuti për bashkësinë e komunave me shumisë serbe”, kryeministri Rama ua dërgoi presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, më 7 qershor të këtij viti.

Ky dokument ka tre objektiva kryesore, ku synon implementimin e Marrëveshjes Bazë të vitit 2013 si dhe atë të 2015-ës, krijimi një kornize për vetëmenaxhimin me autonomi thelbësore për komunitetin serb të Kosovës si dhe Mbrojtjen e dyfishtë.

  • Implementimi i Marrëveshjes Bazë të vitit 2013, ratifikuar nga Kosova dhe i Marrëveshjes së 2015-ës.
  • Krimi i një kornize për vetëmenaxhimin me autonomi thelbësore për komunitetin serb të Kosovës.
  • Mbrojtje e dyfishtë.

Në propozimin e tij kryeminsitri Rama ka theksuar se statuti i dërgohet për vlerësim Gjykatës Kushtetuese, ndërsa asociacioni nuk duhet të zëvendësojë, t’i mbivendoset ose të reduktojë të drejtat e asnjë prej komuniteteve me banim në këto komuna.

Lidhur me funksionimin e kësaj bashkësie komunash, Rama parashikon një strukturë organizative duke përfshirë Asamblenë, Presidentin dhe zv/presidentin, Bordin, grupin këshillues, administratën dhe zyrën e ankesave”.

“Struktura organizative, asambleja, Presidenti dhe zv/presidenti, Bordi, grupi këshillues, administratazyra e ankesave”. 

Sa u përket marrëdhënieve me autoritetet qendrore, Rama sugjeron që kjo bashkësi të mos zëvendësojë apo minojë marrëdhëniet kushtetuese e ligjore mes autoriteteve qendrore dhe lokale në Kosovë.

“Bashkësia nuk duhet të zëvendësojë apo minojë marrëdhëniet kushtetuese dhe ligjore mes autoriteteve qëndrore dhe lokale në Kosovë. Dy vitet e para pas nisjes nga puna, bashkësia do të monitorohet nga Bashkimi Europian. Bashkësia mund të hartojë këshilla dhe ekspertizë teknike në hartimin e legjislacionit, siç bën Këshilli Konsultativ për Komunitetet”.

Në përfundim të draftit thuhet se ai ka marrë edhe mbështetjen e partnerëve kryesorë ndërkombëtarë.

“Draft-Statuti mbështetet nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara. Draft-Statuti nuk shkel asnjë vijë të kuqe të Kosovës. Draft-Statuti ve në dukje prioritetet kryesore të Serbisë”.

Kryeministri Edi Rama, tha më 8 qershor, se i kishte dërguar një draft për Asociacionin, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Rama asoj kohe tha se është një dokument konfidencial, por u shpreh i bindur se ishte “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën".

Lidhur me këtë Bashkimi Europian, tha se kishin parë tekstin e draftit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të dorëzuar nga kryeministri Edi Rama, dhe se teksti ishte shkruar me shumë seriozitet.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese