Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zbardhet drafti i PS: Emigrantët të votojnë me postë, si do të llogaritet vota e tyre

Shkruar nga Newsbomb
Zbardhet drafti i PS: Emigrantët të votojnë me postë, si do

Partia Socialiste ka gati draftin për ndryshimin e ligjit zgjedhor. Burime për mediat bëjnë me dije se në tryezën e ekspertëve të ODIHR dhe të partive politike u diskutuan rekomandimet teknike të OSBE-ODIHR.

Dokumenti i hartuar nga dy ekspertët e Partisë Socialiste, Erdian Salianji dhe Viktor Gumi, u prezantua në këtë tryezë.  Detyrimi kushtetues për votimin nga jashtë vendit socialistët propozuan ta bëjnë me postë. Vota e diasporës do të llogaritet dhe tabulohet në tabelën e rezultateve të qarkut më të fundit ku ka pasur vendbanimin në Shqipëri votuesi.

Burime për mediat bëjnë me dije se  në lidhje me depolitizimin e komisioneve zgjedhore dëshirojnë që të  jenë nga radhët e administratës publike që kanë statusin e nëpunësit civil, punonjësit e arsimit, dhoma e avokatëve, dhoma e noterisë, si dhe çdo shtetas tjetër që përmbush kriteret arsimore dhe  të pastërtisë,  të cilët u nënshtrohen paraprakisht trajnimit të detyrueshëm duke u certifikuar nga KQZ.

Gjithashtu bëhet me dije se në draftin e propozuar nga socialistët thuhet se numërimi i votave të shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit të bëhet në KQZ dhe fillon në momentin kur fillon numërimi i votave në KZAZ-në më të parë për qarkun respektiv.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese