Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zbardhet drafti i Kodit të Ri Zgjedhor, PD çon në Kuvend një të dërguar të Posaçëm

Shkruar nga Newsbomb
Tryeza per Reformen Zgjedhore

Drafti përfundimtar i ndryshimeve dhe shtesave në Kodin e Ri Zgjedhor është gati, pasi është miratuar në mesantën e djeshme nga ekspertët e tryezës së Reformës Zgjedhore.

Dokumenti pritet të dorëzohet nga përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri në Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore, mandati i të cilit skadon të martën.

Sipas draftit, për zgjedhjen e 12 anëtarëve të rinj të KQZ, Partia Demokratike do të çojë në Kuvend një të dërguar të posaçëm.

Kryekomisioneri do të ketë mandat 7 vjet. Nën komisioneri 4 vjet. Anëtarët e Rregullatorit 5 vjet, ndërsa të KAS 9 vjet.

Drafti:

KQZ do të refuzojë listat e partive politike nëse nuk  kanë 30 % femra.

Qeveria 4 muaj përpara zgjedhjeve nuk mund të marrë vendime favorizueze, si ulje taksash, rritje pensionesh, etj

4 muaj përpara zgjedhjeve qeveria mund të zhvillojë aktivitete vetëm me lejen e KQZ. Nëse KQZ vlerëson se aktivitet janë me natyrë elektorale i bllokon ato dhe transmetimi në media është i ndaluar

KQZ aktuale do të shkrihet ditën që Kodi i ri Zgjedhor do të hyjë në fuqi.

Kryekomisioneri do të ketë mandat 7 vjet. Nën komisioneri 4 vjet. Anëtarët e Rregullatorit 5 vjet, ndërsa të KAS 9 vjet.

Për zgjedhjen e këtyre 12 anëtarëve të rinj, PD do të sjellë në Kuvend një të dërguar të posaçëm.

Për kryekomisioner, komisioni kuvendor zgjedh 3 emra nga gjithë kandidatët. I dërguari i opozitës skualifikon një. Kuvendi me 84 vota zgjedh një nga dy emrat e ngelur.

Për zv.komisionerin, i dërguari i posaçëm zgjedh 3 emra mes kandidatëve, deputetët fshijnë një. Kuvendi voton një nda dy emrat e ngelur.

Për KAS dhe Rregullatorin, i dërguari i opozitës cakton dy emra. 3 të tjerë i caktojnë deputetët. Listat me nga 5 emra votohen në bllok në Kuvend.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll