Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbardhet drafti i AMNISTISË, 600 të dënuar lënë qelitë

Shkruar nga Newsbomb

Në sajë të 106 vjetorit të Pavarësisë qeveria ka propozuar një projektligj për amnisti.

Nga ky projektligj përfitojnë rreth 600 të dënuar, kryesisht personat e dënuar me vendim të formës së prerë, me burgim deri në tre vjet, për dënime të dhëna deri më 30 nëntor 2018, ndërsa përparësi kanë femrat dhe të moshuarit.

Aminsti përfitojnë meshujt e dënuar që janë baras ose mbi moshën 60 vjeçar, femrat e dënuara që janë baras ose mbi moshën 50 vjeç.

Gjithashtu përfitojnë ata që u ka mbetur më pak se dy vite burg pa vuajtur dhe ata që kanë kryer një krim para se të mbushnin 18 vjeç, por jo ata që kanë kryer vrasje ose krime të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga ky projektligj nuk përfitojnë të dënuarit që i janë shmangur drejtësisë, të dënuarit për krime personale, të dënuarit për vepra morale, ata që kanë kryer vepra penale kundër familjes, të dënuarit për krime në zgjedhjet e lira dhe sistemin demokrat të zgjedhjeve, si dhe të dënuarit për vrasje

Projektligji është hartuar nga Ministria e Drejtësisë dhe është dërguar për mendim në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Ministrinë e Brendshme.

Kujtojmë që qeveria nuk ka bërë amnisti prej dy vitesh, ndërkohë që një tjetër arsye për këtë amnisti është edhe mbipopullimi i burgjeve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu