Hapësire reklamuese

Politikë

Dosja e SPAK: Ortaku i Beqaj priste fatura me paratë e BE, i merrte mbrapsht cash

Shkruar nga Newsbomb

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, është duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme edhe në lidhje me disa dyshime për keqpërdorim të fondeve të dhëna nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë. Nën hetim është përfshirë dhe ortaku e bashkëpunëtori i tij, Ermal Kurtulaj i "Eusair Facility Point".

Ky projekt evropian kontrollohej nga Ilir Beqaj në kohën kur ky i fundit ka qenë në krye të Agjencisë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur si SASPAC.

Në dosjen e siguruar nga Dosja.al thuhet se Ermal Kurtulaj ka qenë në krye të këtij projekti ka prerë fatura fiktive kompanive, në mënyrë që përfitimin monetar ta merrte mbrapsht në cash. Në dosje zbulohet një bisedë e Kurtulajt me një person tjetër të idenfiikuar si Genci Shurdho, ku Kurtulaj i ka kërkuar atij të presë një faturë fiktive me vlerën 35,200 Euro, për një shërbim që nuk është kryer.

Lexo edhe: “Ç’është ky mor burrë”, zbardhen përgjimet e SPAK, Beqaj fliste nga celulari shoferit

Por Shurdho nuk ka mundur që ta lëshoj këtë faturë dhe përsipër për ta bërë e ka marrë personi Elton Marini. Po ashtu dyshohet se vetëm në muajin gusht janë lëshuar gjithsej 8 fatura fiktive.

Pjesë nga dosja hetimore:

Gjate hetimit/ka rezultuar se personi nën hetim Ermal Kurtulaj, disponues i numrit të telefonit 068*******, eshte i punesuar si koordinator i projektit Eusair Facility Point dhe dyshohet se gjate veprimarise se tij si koordinator i ketij projekti ka kryer veprime të kunderligishme si me poshte:

(i) Nëpermjet kerkimit dhe pranimit te lëshimit te faturave fiktive nga subjekteve të ndryshme tregtare, duke paguar sherbime qe nuk kryhen prej tyre, duke vendosur vlera fiktive nẽ faturime pêr qeilime tê perfitimit material, si dhe

(ii) Eshte perfshire në veprime korruptive për qellime të përfitimit, si më poshte:

7.1 Nga komunikimet e numrit te telefonit nẽ përdorim te tij rezulton se nẽ datën 02.08.2023

ka kryer nje telefonate me numrin e telefonit 068****** (identifikuar se Genci Shurdho) nëpërmjet sẽ ciles shtetasi i identifikuar si Ermal Kurtulaj i kerkon atij t'i faturojä atij një pagese prej rreth 35,200 Euro per nje sherbim që dyshohet se nuk ështe kryer. Ne ketë bisede Ermal Kurtulaj i kerkon qē Genci të pyesë ekonomistin e vet dhe t'i ktheje pergjigje shpejt sepse , sic shprehet "Po me duhet me mu kthy i pergiigje tashi shpejt qe ta di se duhet, iken Iliri dhe duhet te firmos ca letra pranej po te them.". Nga kjo pjese bisede krijohet dyshim se fatura do tê jetë thjesht fiktive për tê justifikuar shpenzimin e shumës nẽ fature (35,200 Euro).

7.2 Nga verifikimet qe janë bërë pranë regjistrit te tatimeve, faturat online (Sistemi i Tatimeve CATS dhe "Portali Qendror për Kontroll dhe Menaxhim" ndryshe E-Fiskalizimi), ka rezultuar se ne muajin Gusht, kundrejt operatorit Eusair Facitily Point janë lëshuar gjithsej 8 fatura, të cilat Prokuroria i lidh me faktet qe kanë rezultuar nga hetimi si më poshtë:

Ne datë 18.08.2023, ora 17:42:50, kundrejt Eusair Facility Point ështe lëshuar fatura nga Nine Services INT shpk më pershkrimin "Konsulence bazuar nẽ kontrate", ne shumen 35.200 Euro, faturë pa TVSH, e cila lidhet me biseden që shtetasi Ermal Kurtulaj ka zhvilluar me shtetasin Genci Shurdho nẽ date 02.08.2023. Duke qenë sẽ shtetasi Genci Shurdho nuk ka mundur ta leshoje kete fature, personi nen hetim ka siguruar leshimin e kësaj fature népêrmjet shtetasit Elton Marini, ortak dhe administrator i shogêrise tregtare "NINE SERVICES INT" SHPK, më NUIS L72303022H. Nga ekstrakti i thjeshte i të dhēnave tē regjistrimit nẽ QKB, rezulton se kjo shoqeri eshte krijuar ne dt. 03.11.2017. dhe ka ortak té vetëm dhe administrator shtetasin Elton Marini, me adresë Rruga Frosina Plaku, ndertesa 36, Hyrja 8, Bo 2041 Tirane.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese