Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Zbardhet dosja e Prokurorisë për vrasjen e vëllezërve Haxhia: Besmiri kishte 20 plagë plumbi dhe Viktori 18, ja çfarë u gjet në vendndgjarje

spot_img

Lajme të ngjashëm

a93feed80e3390ccc6490bddd14befcb

Është zbardhur dosja e Prokurorisë së Durrësit për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës.

Në dosjen e Prokurorisë së Durrësit shkruhet se dy vëllezërit janë gjetur të vdekur në makinën e tyre tip “Golf 6” me targa AA 716 ZZ.

Në afërsi të viktimave janë gjetur 55 gëzhoja armë zjarri model 56, kalibër 7.62mm, dhe katër telefona celularë që u përkisnin viktimave.

Në trupat e dtë dy viktimave kishte dëmtime të shumta nga breshëria e plumbave, konkretisht Besmir Haxhia kishte 20 dëmtime në kokë dhe një plumb në trup, ndërsa vëllai i tij Viktor Haxhia kishte 18 dëmtime afër kokës.

Në dosjen e Prokurorisë shkruhet se dy vëllezërit me origjinë nga Puka ishin banorë të lagjes 15 në Durrës, ndërsa ishin pronarë të një pike turistike dhe merreshin edhe me tregtim të mjeteve motorike.

Vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë në 27 mars në Durrës, ku ranë pre e një prite nga Altin Ndoci dhe Klevis Alla, të dy të arrestuar dhe të dënuar me burg ditën e sotme.

Autorët e krimit përdornin një makinë Toyota ngjyrë gri, ndërsa kanë goditur viktimat me kallashnikov, duke derdhur mbi ta 55 plumba.

Vrasja ka ndodhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës mes grupeve kriminale.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img