Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zbardhet DOKUMENTI, për dëme të vogla aksidenti nuk do të vijë policia, si do e zgjidhin palët mes tyre

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Aksidentet në vendin tonë janë të shpeshta, për arsye të ndryshme komplekse. Mirëpo një pjesë e mirë e aksidenteve përfundojnë vetëm me dëme të lehta materiale. Në këtë rast, nëse palët nuk merren vesh mund tëketë konflikte, por në rastin më të mirë njoftohet policia.

Tani kjo gjë pritet të marrë fund. Për dëme nga aksidenti që kapin vlerën nën 30 mijë lekë të reja, nuk ka më polici. Çdo posedues mjeti do të ketë në makinë “Vërtetimin miqësor të ngjarjes” që rregullon dëmshpërblime për vlera deri në 30 mijë lekë.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare e ka nxjerrë për konsultim dhe pret miratimin nga bordi për të hyrë në fuqi në 1 korrik të këtij viti. Dëme të kësaj kategorie nuk janë pak, por 30-35 për qind e aksidenteve, referuar të dhënave zyrtare nga kompanitë e sigurimit.

Deri më sot, këto raste janë trajtuar sipas procedurave standarde të zgjatura në kohë. Puna për dëmshpërblim nis 30 ditë nga marrja e kërkesës, si edhe përmes plotësimit të një sërë dokumentesh, përfshirë edhe procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore.

Palët duhet të bien dakord fillimisht për shkaktarin e dëmit që më pas të ulen për të plotësuar formularin, i cili mundëson dëmshpërblim të shpejtë te kompania siguruese.  Bashkë me të nevojiten prova. Nevojiten fotografi të mjeteve në momentin e aksidentit para lëvizjes së mjeteve nga një distancë e afërt dhe e largët. Po ashtu, edhe foto të qarta të pjesës së dëmtuar bashkë me targën, dokumentet e identifikimit të personave dhe makinave të përfshira në aksident.

“Vërtetimi miqësor i ngjarjes” jepet nga kompania e sigurimit në momentin që pritet polica dhe këshillohet të mbahet në makinë për t’u përdorur në rast aksidenti. Me rëndësi është dorëzimi brenda pesë ditësh nga përplasja, jo më vonë. Pavarësisht cili është mjeti fajtor, dokumenti për zgjidhjen me mirëkuptim të aksidentit duhet të nënshkruhet nga të dy drejtuesit e mjeteve. Të dy duhet të bien dakord që përplasja ka ndodhur sipas rrethanave, modaliteteve dhe pasojave të pasqyruara në formular.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img