Hapësire reklamuese

Politikë

Zbardhet DOKUMENTI me udhëzimet e Bashës për protestën e 16 marsit, ja çfarë u kërkon STRUKTURAVE (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Newsbomb.al ka siguruar ekskluzivisht dokumentin e Partisë Demokratike me udhëzimet për zhvillimin e protestës së 16 marsit në Tiranë.

Në dokumenti e dërguar gjithë Kryesive të degëve të PD, kërkohet që kryetari dhe të delguarit për çdo qark, të organizojnë dhe të mobilizojnë qytetarët dhe anëtarësinë, për pjesëmarrjen në protestën e 16 marsit në Tiranë.

Kështu, Kryesia e Degës dhe të deleguarit, duhet të diskutojnë për:

Përgatitjen për pjesëmarrje në Protestën e madhe më 16 Mars 2019, ora 11:00, në Tiranë përpara Kryeministrisë.

Organizimin e punës për takimet derë më derë në nivel seksioni dhe grupseksioni, dhe format e përshtatshme për të ftuar dhe siguruar pjesëmarrjen e anëtarëve dhe qytetarëve të tjerë në Protestën e Madhe në Tiranë, apo në protestat lokale.

Ndarjen e të Deleguarve dhe anëtarëve të Kryesisë së Degës në zonë. Për këtë qëllim hartohet dhe ndiqet një kalendar i qartë pune dhe takimesh.

Parashikimin e pjesëmarrjes në nivel grupseksioni dhe në nivel Dege, si dhe të merren masa për evidentimin e pjesëmarrjes me qëllim vlerësimin e kontributeve. Raportimi i parë më datë 10 Mars 2019 brenda orës 17.00. Në datë 14.03.2019 brenda orës 19.00, bëhet raportimi final për pjesëmarrjen dhe nevojat objektive për ndihmë nga degët.

Sakaq, ajo që bie në sy në udëzimet e Bashës për strukturat e PD në gjithë vendin, është forma e përcjellies së mesazhit te qytetarët dhe anëtarësia.

'Përcjellja e mesazhit të qytetarët për sigurimin e pjesëmarrjes maksimale me të gjitha format, takime me strukturat, takime me qytetarët derë më derë, ture të Kryetarit, fletushka, njoftime në rrjetet sociale, njoftimit me sms apo telefonata, etj. Mesazhet mbeten te njëjta me ato të protestës së 16 Shkurtit, duke shtuar që opozita ka hedhur një hap të ri, dorëzimin e mandateve për të qenë bashkë me qytetarët dhe të barabartë me to në përpjekjet për mirëqenien e qytetarëve dhe një Qeveri që punon për qytetarët.

Përgatitja e logjistikës për transportin dhe shpenzimet në ditën e protestës; caktimi i vendit të nisjes nga Dega', shkrughet në dokumentin e siguruar ekskluzivisht nga newsbomb.al
Screenshot_6.jpgScreenshot_7.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.